Connect with us

Aktualitet

‘Kosova fitoi shumë pikë’/ Ngjela: Vuçiçi do përfundojë si Millosheviç nëse…

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se shtetit duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK. Referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani se Laert Haxhiu donte të hiqte qafe prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliu dhe po ashtu dy prokurorë të tjerë të Lushnjës, Ngjela tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë e gjatë dhe sa më lart të shkojë aq më e rrezikshme bëhet.

“Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK. Ata duan mbrojtje. Lufta kundër krimit të organizuar do jetë e gjatë, lufta kundër korrupsionit do jetë e gjatë. Nuk ka shpëtuar asnjëri. Janë shumë çështje dhe çështjet krijojnë një lidhje që shkon nga poshtë lart. Sa më lart të shkojë, aq më e rrezikshme është për krimin e organizuar. Është e domosdoshme mbrojtja e prokurorëve. Me një vendim qeverie bëhet”, deklaroi Ngjela ndër të tjera.

Duke u ndalur te Kosova, avokati tha se nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar, Vuçiçi do përfundojë si Millosheviçi. Sipas tij, serbët që sulmuan në Banjska nuk ishin të përgatitur për atë goditje nga ana e policisë së Kosovës.

 

 

“Ai ishte një sulm, për të cilin nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar, Vuçiçi do përfundojë si Millosheviçi. Vetëm një herë është rast. Nëse përsëritet është proces. Proces i krimit të organizuar.

Çfarë ndodhi? Policia e Kosovës që kishte formacion ushtarak, ishte në nivel shumë të lartë. Goditja e tyre i trembi, i lanë armët dhe ikën. Këtë e kuptojnë ata që kanë qenë në terren, kanë parë armët dhe mënyrën e përgjigjes së forcave të Kosovës. Ata po iknin sikur i kishin shpartalluar në luftë.

Ata nuk e kanë ditur as armët, as formacionet që ka policia e Kosovës dhe as ndihmën që mund të ketë nga SHBA.

Mënyra si ikën ata, e ka mbyllur historinë. Kosova fitoi shumë pikë, nuk ka rëndësi për ndërkombëtarët, rëndësi ka që iu ka futur frikën atyre. Trupat e Kosovës kanë qenë në Amerikë për rreth 2 vjet. Unë them që nuk do kenë më kurajë ta bëjnë”, tha Ngjela./balkanweb

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading

Aktualitet

Miliona litra vaj gjembaçi indian hyjnë në Shqipëri, dyshime se shitet në supermarkete si vaj luledielli me çmim më të lirë

Emisioni investigativ Vetting në News24

Çdo vit në Shqipëri importohen miliona litra vaji vegjetal. Kërkesat e vazhdueshme që ka konsumatori shqiptar për vaj gatimi, e kanë kthyer këtë sektor në një ndër bizneset më fitimprurëse, duke sjellë edhe abuzime. Nga kërkimet e “Vetting” zbulohen afera me vajin që përdoret për gatim, ku në vitin 2020 janë importuar sasi të mëdha vaj gjembaçi me vlerë 37 milionë euro, për të cilat Autoriteti Kombëtar të Ushqimit mohon ekzistencën.
Por nëse në supermarketet shqiptare nuk ka asnjë lloj vaji që tregohet si vaj gjembaçi, atëherë pyetja që lind këtu është: Ku ka shkuar ajo sasi e importuar? A iu është ndryshuar etiketa dhe shitet si një vaj tjetër?

Sipas ekspertëve ushqimorë, është përgjegjësia e institucioneve që të monitorojnë këto situata.

“Ka shumë situata që institucionet përkatëse të kenë kontroll në survejim produktet në sasi të mëdha, vaji, sheqeri, pra këto që janë produktet bazë, këto duhet të kontrollohen sepse konsumi i tyre është i lartë dhe rreziku për t’u ekspozuar popullata është e lartë në krahasim me të tjera produkte të cilat janë konsum, por në sasi më të vogla”, tha për “Vetting”, Prof. Dritan Topi.

 

 

Nga kërkimet e “Vetting” evidentohet se në Shqipëri janë importuar rreth 34 milionë litra vaj me kod doganor 15121199. Sipas nomenklaturës së mallrave doganore për vitin 2020, ky vaj rezulton të jetë vaj gjembaçi indian, i njohur me emrin latinisht “Sunflower Carthamus tinctorius”.

Cilësia e vajit dhe ekzistenca e tij kanë vendosur përballë njëra-tjetrës Doganat dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ky i fundit është munduar të mbulojë ekzistencën e këtij vaji, i cili më së shumti zbulohet nga anomalia e çmimeve që zbulohen nga Doganat.

“Nga pikëpamja sasiore nuk mund ta zëvendësojë, nga pikëpamja nutricionale nuk bën sens që ky produkt me cilësi më të mira, me çmim më të ulët të mund të zëvendësojë produktin me cilësi nutricionale më të ulëta dhe të gjejë vlerë në treg”, u shpreh eksperti ushqimor Topi.

Por informacionet zyrtare nga Doganat konfirmohen nga Organizatat Jofitimprurëse dhe ekspertët ushqimorë.

“Në fakt është e njëjta histori me ata çfarë unë kam investiguar para dy vjetësh, me një informacion që kisha dhe sigurisht shifrat janë alarmante. Kjo që thoni ju, përfshirë atë që unë kisha në atë kohë, është alarmante krahasuar me shifrat e vajit të lulediellit që hyjnë në Shqipëri, i rafinuar apo i parafinuar që përpunohet e shpërndahet në tregun tonë”, tha Drejtori Ekzekutiv nga Qendra Alert, Granit Sokolaj.

Sipas Sokolajt, ka një tendencë ose mashtrim të konsumatorëve për shkak të kostos së tij më të lirë se vaji i lulediellit, sidomos që nga koha e pandemisë dhe konflikti në Ukrainë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING