Connect with us

Kosova

Kosovë/ Shtatë të vdekur dhe 337 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se brenda 24 orëve, shtatë pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 337 raste të reja me këtë virus.

Sipas raportit të IKSHPK-së, rastet e reja dalin pas testimit të 1,318 mostrave.

Në 24 orët e fundit, 91 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Që prej marsit të këtij viti, e deri më 1 nëntor, Kosova ka regjistruar 20,179 raste me koronavirus.

Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.

Kosova

Mali i Zi votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, Abazoviç tregon arsyen

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Bëhet e ditur se dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë kundër ishte nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, kurse deputeti i Greqisë, Aleksis Cipras ka abstenuar.

Nëse Dritan Abazoviç do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën.”

 

 

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviç bëri një apel për të dyja palët.

“I kemi humbur 20 vite, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon.”

Sa i takon procesit të rëndësishëm zgjedhor në të cilin do të përfshihet Bashkimi Evropian, Abazoviç u shpreh se një triumf i ekstremit të djathtë nuk do të ndihmonte zgjerimin e bllokut evropian.

Përtej bashkëpunimit të mirë me presidenten aktuale të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Abazoviç sheh nevojën për një frymë të re.

“Të jem i sinqertë, mendoj se do të jetë mirë për Komisionin Evropian që të rifreskohet. Mendoj se në disa aspekte mund të jetë më konkret, të prodhojë më shumë rezultate. Mendoj se Evropa mund të jetë më produktive se tani”, u shpreh Abazoviç.

Continue Reading

Kosova

Akuza për keqpërdorime, dështon Komisioni Hetimor Parlamentar për prokurimet e negociuara në Kosovë

Ka dështuar themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Kjo pasi pushteti nuk propozoi emrat për përbërjen e komisionit, duke thënë që këtë e bëjnë pas zgjedhjeve nacionale, me të cilën nuk u pajtua opozita.

“Derisa ta marrin vendimin dhe derisa të jemi të bindur se këta vërtetë po kërkojnë zgjedhje ne nuk i kemi këta 5 emra”, tha deputetja e LVV, Mimoza Kusari Lila.

“Grupi Parlamentar i PDK ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo datë është 9 qershor. Marrë parasysh josinqeritetin e këtyre dhe frikën për të shkuar në e dimë që ajo ka qenë vetëm një lojë fjalësh sepse këta nuk guxojnë ta shpërndajnë kuvendin më 9 qershor”, u shpreh deputeti i PD-së, Abelard Tahiri.

Opozita, përmes seancës së jashtëzakonshme kërkoi hetim për 781 kontrata të lidhura pa procedura të hapura të tenderimit, vlera e të cilave arrin në 209 milionë euro.

Në shtetin e Kosovës, 781 tenderë sekretë janë dhënë për tri vjet blera e tyre është 209 milionë euro. I bie që çdo ditë pune e hënë e premte në aparatin shtetëror të pushtetit jepen tenderë. Një tender sekret në ditë pune.

“Në ministrinë e Ekonomisë duke përfshi edhe ndërmarrjet publike që i raportojnë ministrisë, përfshirë KEK-un, Postën dhe Telekomin, prej periudhës 2021 dhe deri tash 151 kontrata njëburimore, të negociuara në katër sy, janë ulë me një shok, me një dost, me një anëtar të partisë me një financues të partisë, në katër sy, në një restorant, me një dhomë të errët dhe e kanë nda.151 kontrata, 124 milionë e 606 mijë e 73 euro, dil kolege trego cila përqindje është e jotja”, tha deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Arsyetim të kontratave njëburimore ka bërë edhe Ministri i Insfrastrukturës, Liburn Aliu, që sipas shifrave të opozitës për dy vjet vlera e kontratave të negociuara është mbi 10 milionë euro.

“Kemi të bëjmë me aneks kontrata dhe nga të gjitha këto kontrata që i përmendët në Ministrisë që përfaqësoj unë e kemi vetëm një kontratë, dhe kjo është kompania mbikëqyrëse, kompania Ingjinieri te pista e aeroportit që është dashtë me u zgjatë kontrata e tyre sepse ka mbet pa mbikëqyrje me kompaninë e njëjtë”.

Në seancën e së enjtes u diskutua edhe për 33 kontratat e negociuara nga Ministria e Punëve të Brendshme që kapin vlerën mbi 25 milionë euro, 56 kontratat e Ministrisë së Kulturës që arrijnë në 4 milionë dhe kontratat e Ministrisë së Drejtësisë që janë 13 sosh në vlerë mbi 4 milionë euro.

Themelimi i Komisionit Hetimor pritet të hidhet në votim në një seancë tjetër, pasi pushteti nuk mori pjesë në votim.

Continue Reading

Kosova

Luhet ndeshja e fundit e dialogut Kosovë-Serbi, lëvizin kanalet alternative

Kritikat e zyrtarëve kosovarë ndaj emisarit europian, Miroslav Lajçak mbështeten në mosbesimi e Prishtinës zyrtare tek ai, porse gjithashtu ngrejnë disa pyetje: A ka besim Albin Kurti te Amerika, Gjermania dhe Britaninë e Madhe? A e ka “luajtur” Prishtina ndeshjen e fundit në dialog, nën patronazhin e BE-së? A do të zgjidhen, përmes kanaleve “laterale”,  temat nga dialogu që janë në dobi të Kosovës, ndërsa çështjet me rëndësi për palën serbe do të mbeten anash?

Gjatë gjithë vitit të kaluar, përfaqësues të pushtetit në Prishtinë i atribuan Lajçakut akuza se është i njëanshëm dhe se ka qasje të gabuar ndaj dialogut, kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, këto ditë pa kurrfarë etike diplomatike,  tha se Lajçak është vetëm një zyrtar i zakonshëm I BE-së, që merr një rrogë, dhe që do të largohet e do vijë një tjetër.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit në Kosovë, Glauk Konjufca, deklaroi se edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbështet konceptin e përfaqësuesit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Me një logjik të thjeshtë, edhe Escobar është “në favor të palës serbe”, kurse qëndrimi britanik është i ndryshëm.

Meqenëse mandati i Lajçakut është i kufizuar deri në fund të gushtit 2024, pyetja është nëse duhet të presim që përfaqësuesit e Kosovës të vijnë në raundet e ardhshme në Bruksel vetëm për formë e pa përmbajtje?

Analisti Afrim Hoti tha se që në fillim ishte e qartë se qëndrimi i Lajçakut nuk ishte ai që priste Kosova, por problemi këtu nuk është Lajçaku sepse ai përfaqëson BE-në.

“Këtu duhet pasur parasysh se BE-ja nuk vepron si shtet dhe se disa anëtarë të saj nuk e njohin Kosovën. Kjo do të thotë se edhe Lajçaku duhet të përfaqësojë pikëpamjet e tyre” – theksoi analisti, duke shtuar se Kosova preferon të komunikojë me vendet që e kanë njohur dhe që flasin me zë të lartë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si marrëdhënie mes dy vendeve.

I pyetur nëse në këto rrethana dialogu do të “ngrijë” deri në zgjedhjen e Komisionit të ri Evropian dhe negociatorit të ri të BE-së, Hoti u shpreh se nuk mendon që ky proces do të ndalet dhe se Lajçaku do të vazhdojë aktivitetet e tij.

“Por kjo do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve jo vetëm në Bashkimin Europian, por edhe në SHBA. Procesi i negociatave është në vazhdim dhe ka nevojë që të dyja palët dhe mbi të gjitha fuqitë perëndimore të gjejnë një zgjidhje” – potencoi Hoti.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç i rrethuar nga CIA/ Mesazhi i koduar i presidentit serb që nuk po kuptohet as nga rusët

Aleksandër Vuçiç nuk i ka mbyllur “hesapet” me ndërkombëtarët, pavarësisht bisedës së hapur dhe të gjatë.

Presidenti i Serbisë njoftoi se do të ketë sërish një takim tjetër me ambasadorët e vendet të Quint-it në Beograd. Me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, dhe përfaqësuesit diplomatik të Francës, Italisë, Britanisë, Gjermanisë dhe BE-së, ka folur për Kosovën, konkretisht për avancimin drejt anëtarësimit në NATO dhe për aplikimin për pranim në Këshillin e Europës.

Lidhur me këto zhvillime, përmes rrjetit social Instagram, lëshoi një valë kërcënimesh të rrezikshme në drejtim të Kosovës. Madje në një prej tyre ka lëshuar një provokim duke publikuar një imazh me djalin e tij që mban veshur një bluze me hartën e Kosovës të ngjyrosur me flamurin serb, në të cilin shkruhet “Nuk ka dorëzim”.

“Për momentin nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë dhe Republika Srpska. Në ditët në vijim do ta njoh popullin e Serbisë me të gjitha sfidat që na presin. Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë, Serbia do të fitojë”, tha presidenti serb.

Russia Today, një media që shpërndan propagandën e Kremlinit, e konsideron këtë një mesazh të fshehtë të Vuçiçit, ndërsa vë theksin tek fjalia që “Serbia do të luftojë”, duke shprehur habi për mungesën e detajeve në këtë drejtim. Valës së kërcënimeve ndaj Kosovës iu bashkua dhe ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

“Duhet të shikojmë në nivelin politik dhe diplomatik për të bërë gjithçka që mundemi, dhe sigurisht shteti i Serbisë ka përgjigje adekuate për të gjitha situatat e mundshme, edhe në lidhje me atë që do të ndodhë në Këshillin e Evropës, në mënyrë që të mos ecë përpara dhe të mos detyrohemi të bëhemi heroikë. Do të shohim se cilat janë interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë dhe si t’i mbrojmë në këto kushte pothuajse të pamundura”, u shpreh Vuçeviç.

Ndërkohë, në skenën politike të Beogradit është rikthyer sërish Aleksandër Vulin, i cili pretendon se në rrethin e Vuçiçit ka njerëz që punojnë për CIA-n amerikane dhe jo në të mirë të Serbisë.
Continue Reading

Kosova

‘Mos ia kini besën Vuçiçit, s’do të heqë dorë nga minimi i Kosovës’

Filip Milaçiç, profesor në Universitetin e Evropës Qendrore në Austri, duke qenë se Serbia aktualisht ndodhet në mes të një kryqëzimi kritik ndërmjet demokracisë liberale dhe autoritarizmit populist, u shpreh skeptik nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do t’i normalizojë ndonjëherë marrëdhëniet me shtetet fqinje në rajon, posaçërisht me Kosovën.

Në një artikull të fundit, profesori malazez shkroi se presidenti serb e ka shndërruar në mjet politik dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që i shërben atij kryesisht për ta mbajtur pushtetin, teksa nuk do që të heqë dorë nga e ashtuquajtura çështje e Kosovës, ndërsa ekzistojnë indikacione se ai do të ruajë “stabilokracinë” në Serbi për një kohë të gjatë.

“S’ka asnjë arsye për të besuar se Vuçiçi do të heqë dorë nga mjeti më i mirë politik që i shkon atij, duke zgjidhur çështjen e Kosovës. Ajo i shërben atij si një pretekst për përmbysjen e demokracisë – për mohimin e të drejtave kushtetuese dhe personalizimin e pushtetit në mënyrë që ai të mund të ‘shpëtojë kombin’, duke përçmuar kritikët demokratë të regjimit si tradhtarë”, – ka shkruar Milaçiç.

Ai përmendi edhe mënyrën se si Vuçiçi vendosi të njohë targat e Kosovës, që sipas studiuesit malazez, vetëm kishte për qëllim të qetësonte kritikat e bashkësisë së organizuar perëndimore për manipulimin zgjedhor – një shembull ky që tregon se si presidenti serb manipulon çështjen e Kosovës për përfitime politike, madje herë-herë duke nxitur edhe tensione.

“Vuçiç nuk është i vetmi lider ballkanik me mendësi autoritare. Nëse ai arrin të autokratizojë më tej Serbinë, kjo do prekte të gjithë Ballkanin Perëndimor, një rajon me demokraci të brishta. Autokratë të tjerë aspirantë në rajon i kushtojnë vëmendje të madhe tani lëvizjeve të presidentit serb” – theksoi Milaçiç mes tjerash.

Ndërkohë perspektiva e demokracisë në Serbi është ende e pasigurt. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorshme ndaj stabilitetit rajonal, duke u përmbajtur nga minimi i shteteve fqinje. Serbia, gjatë gjithë historisë, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore, duke rreshtuar veten krah Rusisë dhe Kinës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING