Kronike
Krujë/ Humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me shtyllën elektrike, vdes drejtuesi 32-vjeçar
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Lajm ne perditesim…