Connect with us

Politike

Kryeministri Rama në një pikë grumbullimi ku mblidhen prodhimet e rreth 400 familjeve fermere.

Mbështetja financiare e fermerëve përmes programit IPARD në funksion të rritjes së prodhimit dhe ofrimit të avantazheve konkurruese është duke krijuar bazat e një bujqësie moderne dhe kompetetive për fermerët shqiptarë. Ndërkohë që sasia e produkteve bujqësore të importuara në vend vjen gjithnjë e më shumë në ulje.

Edvis Ziza, falë mbështetjes me fonde nga AZHBR-ja, ka arritur të ngrejë një pikë grumbullimi të standardeve europiane, ku mbledh prodhimet e rreth 400 familjeve fermere, duke u garantuar atyre çmime optimale si edhe duke furnizuar tregun vendas me fruta të freskëta në çdo stinë. Kompania “Kamila Fruit” është në proces investimi sërish, falë programit IPARD. “Investimi përfshin rikonstruksionin total të kësaj hapësire, rritjen e kapaciteteve të ruajtjes frigoriferike dhe magazinimit, si dhe për përpunimin e mollës. Rreth 80% e investimi  është kryer. Po flasim për një pikë grumbullimi që ka hapësirën tashmë për të grumbulluar 1200 ton mollë në vit, e cila ruhet në një hapësirë me standarde të BE-së përsa i përket higjienës, por dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e produktit në një atmosferë të qendërzuar të ajrit”, – tha Krifca, drejtoreshë e AZHBR-së.

Kjo pikë grumbullimi mbledh mollë nga fermerët e të gjithë zonave të Shqipërisë, nga Peshkopia deri në Ersekë dhe Devoll, duke futur në zinxhirin e punës, sipas Zizës, “deri në 400 fermerë e çdo fermer punëson 3-4 veta, plus, punëtorë të tjerë kur është sezoni i vjeljeve”.

Një investim të rëndësishëm, i cili, theksoi Kryeministri, “e bën mallin të pavarur nga stina”. “Ndihma jonë është e rëndësishme, por ndihma jonë ndodh kur ka njerëz si ti, – u shpreh Kryeministri. – Shyqyr Zotit dhe shyqyr njerëzve si ti, dëshirës dhe vullnetit po shtohen ata që e kuptojnë që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke ide, kur ke vullnet, kur ke pasion dhe durim, bën çudira”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *