Sport
Lamtumirë Inter/ Zikaltrit humbasin dhe në ndeshjen e dytë, largohen me kokën ulur nga Champions
Inter eliminohet nga UEFA Champions League, pasi u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga FK Bodø/Glimt me rezultatin 2-1.
Zikaltrit, të thirrur për të përmbysur humbjen 3-1 në Norvegji, nuk arritën të reagojnë as në shtëpi. Pjesa e parë prodhoi pak raste të rrezikshme, me disa tentativa me kokë nga Esposito, Frattesi dhe Bastoni, por pa konkretizim.
Ndryshimet e trefishta të trajnerit Cristian Chivu, me aktivizimin e Bonny, Diouf dhe Sucic, nuk sollën përmirësim. Përkundrazi, në minutën e 72-të, një depërtim i Evjen pas asistit të Hauge dyfishoi shifrat për norvegjezët.
Interi arriti vetëm të ngushtojë diferencën me Bastoni, në një aksion ku portieri Haikin e bllokoi topin pasi kishte kaluar vijën fatale. Megjithatë, nuk pati mrekulli sportive: Bodø/Glimt rezistoi deri në fund dhe siguroi kualifikimin.
Për Interin, aventura në Champions mbyllet këtu, ndërsa tani fokusi zhvendoset te kampionati dhe Kupa e Italisë.
REZULTATI:
INTER 1-2 BODO/GLIMT
Bastoni 76′ / Hauge 58′, Evjen 72′
Goli i Hauge (Video)
Goli i Evjen (Video)
Goli i Bastonit (Video)