Connect with us

Politike

Ligji për studentët/ Alimehmeti: Kemi një sistem shëndetësor të dështuar

Mjeku i njohur, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sot në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24 për ligjin e ri të qeverisë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria, që detyron studentët e mjekësisë të punojnë disa vite në vend pas mbarimit të universitetit, për të marrë diplomën.

Alimehmeti tha se shteti shqiptar do shkojë drejt një VKM-je që kërkon privatizimin e universiteteve publike.
Ai deklaroi se ky ligj mund ta ketë efektin pas 6-10 vitesh, ndërkohë që emergjenca është sot apo deri 6 vite në vijim.

Sipas tij, kemi një sistem shëndetësor pothuajse të dështuar dhe mjekët duhen mbështetur sot, pasi kështu mund të frenohet largimi i tyre.

 

 

“E kemi thënë se nuk ka mjekë, ka mungesa mjekësh në shumë zona. Në disa zona ka më pak shërbim shëndetësor se sa nevojitet. Kundërshtoheshim, por ja ku rezulton se paskemi pasur të drejtë.
Sa herë harxhojmë kohë për të diskutuar kemi një problem apo jo harxhojmë kohë. Jemi dakord se kemi një sistem shëndetësor pothuajse të dështuar, me shumë vakanca të personelit shëndetësor, kjo për shkak të keqmenaxhimit të burimeve njerëzore.

Jemi shumë dakord që burimet njerëzore janë pika kyçe e sistemit shëndetësor, nuk bëhet me makina, me mure apo veshje të bukura, por me njerëz dhe me dijeninë e tyre. Kur ne flasim, ne, njerëzit, çdo profesionist nëse mbështetet dhe është mirë në vendin e tij nuk ka arsye pse të ikë. Kur ikën, ikën se është keq në vendin e tij.
Ne duhet të mbështesim mjekët dhe e dimë shumë mirë si mbështetet dhe jo t’i marrim me detyrim për të bërë një punë të nënpaguar. Je i fundit në Europë, ta kalon dhe Kosova”, tha Alimehmeti.

Ai theksoi se duhen mbështetur me pagesë, me rritje profesionale. “Rritja profesionale është shumë e rëndësishme për mjekët. Vijnë dhe mbarojnë ciklin dhe gjenden para një mundësie minimale për avancimin në karrierë.
Studentëve iu shkoi thikë pas shpine në sezon provimesh. Ishin në punë të tyre. A është një nga shtetet që njihet për zbatimin e ligjeve, që kur ka një ligj ai zbatohet dhe s’ka shans që të mos zbatohet, Shqipëria? E kanë të qartë të gjithë, këto gjëra nuk bëhen me ligje bllokuese.
Populli i ka vakancat shëndetësore sot. Kjo zgjidhje në thonjëza, i shtrin efektet pas 6-10 vitesh. Por nevoja sot e për 6 vjet çfarë do bëhet. Nëse i mbështet mjekët sot, direkt në shtator futen në punë ata, futen vetë. Por mbështeti siç duhet, mbështeti në shoqëri, mos m’i nxirr sikur janë kriminelët, kokat e narko-trafikut. Kjo të rikthen te mendimi i luftës së klasave. Ne jemi shumë dakord që ka vakanca, që duam burime njerëzore, ne kemi diferencë mendimi si zgjidhet kjo punë”, tha ai.

Sipas Alimehmetit, kështu do jetë dhe me profesione të tjera.
“Po të jetë mirë një inxhinier nuk ikën. Një nismë e ngjashme ishte në 2-3 vende afrikane, nuk e kishte asnjë vend i Europës, ku aspirojmë të shkojmë. Me zor nuk mbahet dot askush sepse në këtë diskutim diplomatik dhe shkresash, krahun e fuqishëm do ta ketë Gjermania apo shtetet europiane. A ta kërkon diplomën Gjermania? Përgjigjja është jo, e ka fare lehtë ta anashkalojë.
Kush është shkolluar në Itali e di që një diplomë do vite për të ardhur në dorë. Ti mund të punosh ndërkohë. Gjithë kjo lojë është të heqin mendjen nga ajo çfarë do ndodhë me të vërtetë. Ne nuk kemi njerëz me vizion largpamës, po shohim vetëm arna.
Këto para do shkojnë te privati jo arka e shtetit. Si qeveri i ke kërkuar një ligj në mënyrë të përshpejtuar parlamentit dhe nuk ke bërë llogari. Është tjetërkund ku po kërkon të kalojë uji. Është thjesht zhurma për të bllokuar sinjalin. Shteti shqiptar do shkojë drejt një VKM-je që kërkon privatizimin e universiteteve publike. Ata po shihen si numra, si mjet për të arritur këtë privatizim”, tha mjeku i njohur.

Politike

‘Krijonte tmerr me të vërtetat që thoshte në Kuvend’/ Meta i shkon poshtë shtëpisë Berishës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme, së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë u nis nga selia qendrore në këmbë drej “Bulevardit të Shpresës”.

Meta u ndal poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, Sali Berisha i cili vijon të jetë në “arrest shtëpie” nga ku deklaroi se Berisha mbahet në arrest sepse ka dalë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pasi përshëndeti Berishën, Meta tha se ai ndodhet nën arrest sepse “ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend”.

“Përshëndes doktor Sali Berishën për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ballkanin e Hapur edhe në Shkup, e hodhëm në Vardar. Sali Berisha është atje sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës dhe kundër Ballkanit të shqepur edhe të hapur.

Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.

Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend. Sali Berisha është atje ndërkohë që Veliaj është 4 vjet me vonesë në burg, atje ku e meriton sepse ka firmosur duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak”, u shpreh ai.

Continue Reading

Politike

Dosja Xibraka/ SPAK thërret Gazment Bardhin për të dhënë dëshmi, ja data

Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen Xibraka.

Hetimet janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.

Bardhi u thirr më herë për të shkuar në SPAK gjatë ditës së nesërme për të dhënë sqarime për procedimin penal nr.88 të vitit 2024 lidhur me dosjen Xibraka. Bardhi thotë se ky dokument është dëshmi se ai ka dorëzuar kallëzimin në SPAK dhe se hetimet për olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, kanë rifilluar.

“Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar. SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK” shkruan Bardhi në një postim në facebook pak ditë më parë ku publikoi foton e fletëthirrjes nga SPAK.

Continue Reading

Politike

Berisha në arrest shtëpie, Meta marshon drejt “Rrugës së Shpresës”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do t’i bashkohet ditën e sotme tubimit të simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha poshtë banesës së tij, ku mbahet prej muajsh në arrest shtëpiak.

Meta është nisur në një marshim nga selia e PL së bashku me anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij drejt rrugës Mustafa Matohiti, e cila tashmë është emërtuar nga simpatizantët e Berishës si “Rruga e Shpresës”.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Meta i bashkohet këtij organizimi, pasi u bë pjesë disa javë më parë, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Konventa e Partisë së Lirisë.

Continue Reading

Politike

“Veliaj siamez i Ramës”/ Çollaku: Kryeministri përfitues i çdo qindarke të dalë nga thesari

Gazetari Basir Çollaku e cilëson kryebashkiakun Erion Veliaj si një lloj siamezi të Edi Ramës.

Çollaku shton se të gjitha dosjet kryesore që sot janë në prokurori, 5D, inceneratori, Ndragehta, EcoTirana, teatri, janë dosje në të cilat kudo është lejimi dhe bekimi i Edi Ramës për të ndodhur pasi ato pagesa të mëdha dalin nga thesari dhe asnjë qindarkë nuk ka kaluar pa dijeninë dhe përfitimin e kryeministrit.

“Erion Veliaj është një lloj siamezi i Edi Ramës. Të gjitha dosjet kryesore që sot janë në prokurori, 5D, inceneratori, Ndragehta, EcoTirana, teatri, janë dosje në të cilat kudo është lejimi dhe bekimi i Edi Ramës për të ndodhur pasi ato pagesa të mëdha dalin nga thesari dhe asnjë qindarkë nuk ka kaluar pa dijeninë dhe përfitimin e Edi Ramës.

Të gjitha ato media që nuk i bëjnë opozitë radikale Erion Veliajt janë të blerë nga Erion Veliaj. Qofshin këto 90% të mediave ky është realiteti. Ato media që i hapin ekranin një të pandehuri që i ka plaçkitur dhjetra milionë euro të qytetarëve ato media janë media të blera nga taksat tona, janë të blera me koncesione, me tendera me leje ndërtimi me kulla.

Ai njeri nuk duhet lejuar të futet në bashki.”- tha Çollaku

Continue Reading

Politike

‘Diaspora ka në dorë ndryshimin politik…’/ Adriatik Lapaj sfidon Ramën: Të miratojë votën e diasporës

Koordinatori i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar atij të miratojë votën e diasporës.

Lapaj deklaron se në stadiumin në Athinës, Rama përdori administratën shtetërore. Ai shtoi se Rama përtej propagandës, duhet që të zgjidhë problemet reale të emigrantëve shqiptarë.

Diaspora jonë ka forcën të ndryshojë situatën politike në Shqipëri. Ne kemi depozituar projektligjin për votën e diasporës dhe atë për listat e hapura. Siç kanë dalë dhe do të dalin fakte, administrata ka qenë e pranishme në stadium. Sigurisht që një pjesë kanë shkuar për kuriozitet. Sfidoj kryeministrin, të miratojë votën e diasporës, të fitojë dhe këtu dëshmon mbështetjen e diasporës për të. Nëse e ka diasporën me vete, të miratojë votën e emigrantëve, ta bëjë se ka edhe votat, se unë vetëm dëshirën kam. Mua më udhëheq vetëm parimi i ligjit, çdo shtetas shqiptar që mban pasaportë shqiptare duhet të votojë.

Duhet adresuar çështja e pensioneve e shqiptarëve në Greqi. Nuk është me të thënë, duhet ta bëjë, sepse është kryeministër dhe e ka në dorë. Problem janë radhët në kufi, problem tjetër janë certifikatat e pronësisë për pronat që shqiptarët kanë në Greqi. Këta kanë miratuar ligje në bazë të interesave. Në Shqipëri është krijuar filozofia që kush shkon “lart” do të vjedhë. Ne na mbështesin për shkak të parimeve tona dhe përballjen tonë me këtë qeveri. Ne shohim burimin e problemit. Gjithçka vjen sepse çdo gjë merret pa garë. Nuk është problemi se kush vjen në pushtet, por të vendosen disa parime për shtetbërje. Njerëzit e dinë të vërtetën dhe ndryshimi do të vijë”, tha Lapaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING