Connect with us

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli sulmon Gazën, humbin jetën pesë persona

 Izraeli ka sulmuar sërish Gazën dhe si pasojë e kësaj kanë humbur jetën pesë persona. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, mes viktimave është edhe një një djalë nëntëvjeçar.

Mediat shkruajnë se një dron izraelit vrau djalin në lindje të Khan Younis, ndërsa një sulm tjetër në qytetin e Gazës shënjestoi një automjet, duke vrarë kështu katër persona. Djali po mblidhte kuti kartoni për gatim për shkak të mungesës së gazit, pasi nuk ka energji elektrike në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Dhuna në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit të tetorit 2025, me të paktën 800 palestinezë të vdekur sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Advertisement