Politike
Luksi i Kryeministrit/ Paloka: Rama do rrëzohet kur zemërimi i shqiptarëve të tejkalojë frikën dhe nënshtrimin
Edi Paloka, akuzoi kryeministrin se bën një jetë prej sheiku në kurriz të taksapaguesve të vendit më të varfër në Europë. Sipas deputetit Paloka, kostoja e udhëtimeve të Ramës me charter privatë arrin një shifër marramendëse. “Deri në kohën që ne kemi kërkuar komisionin hetimor, Rama ka shpenzuar gati 20 milionë euro. Pra, vetëm shpenzime për këto udhëtime janë rreth 20 milionë euro,” deklaroi ai, duke shtuar se opozita ka kërkuar prej kohësh një komision hetimor parlamentar për këtë çështje, kërkesë e cila është refuzuar.
Paloka rikujtoi historikun e kësaj çështjeje, duke përfshirë krijimin e kompanisë “Air Albania”. Sipas tij, i gjithë qëllimi i kësaj kompanie ishte që t’i siguronte kryeministrit një avion charter të personalizuar. “U krijua një shoqëri e tërë, me gjithë atë propagandë, që me sa duket, qëllimi paska qenë që Rama të ketë një charter të personalizuar, të cilit i kishte vënë dhe emrin ‘Ismaili'”, theksoi Paloka. Ai pretendoi se ky avion është përdorur nga Rama jo vetëm për udhëtime shtetërore, por shpesh edhe për qëllime private me familjen dhe miqtë.
Paloka nuk i kurseu akuzat as mbi mënyrën e financimit të këtyre fluturimeve. Ai argumenton se edhe kur ato nuk paguhen direkt nga buxheti i shtetit, fatura mbulohet sërish nga shqiptarët. Sipas tij, kompani private apo individë me interesa në Shqipëri mbulojnë kostot e udhëtimeve, dhe në këmbim qeveria u jep atyre favore dhe koncesione.
“Nuk e ka paguar qeveria fluturimin me charter, po kemi paguar ne shqiptarët dhjetëfish dhe 100-fish me favoret që pastaj Rama ju ka bërë këtyre shoqërive,” pohoi deputeti demokrat. Mungesa e transparencës është një tjetër shqetësim i ngritur nga Paloka, i cili kritikoi ashpër vendimin e qeverisë për t’i klasifikuar detajet e udhëtimeve të kryeministrit si “sekret shtetëror”. Ai solli në vëmendje kontrastin me demokracitë perëndimore, ku zyrtarë të lartë kanë dhënë dorëheqjen edhe për skandale shumë më të vogla financiare.
Një kryeministër i vendit më të varfër të Europës që bën jetën e një sheiku, nga kryeministrat që bën jetën më luksoze besoj në, jo në Europë, po edhe më gjerë, edhe në vende ku demokracia është vetëm një term që përmendet kalimthi. Pata një informacion në atë kohë nga, nga qendra e kontrollit në Rinas, dikush që punonte aty ma çoi këtë informacion, që Rama herë pas here udhëtonte me charter, që i vinin nga jashtë me porosi dhe herë me chartera që i porosiste vetë. Ka qenë rasti në atë kohë kur ky vajti, mos gaboj, për të parë një ndeshje, ose Lacion ose Juven. Dhe erdhi me helikopter nga Vlora, sepse ishte në Vlorë, në vilën e tij, po pushonte, e morën me helikopter e çuan në Rinas dhe nga Rinasi mori charterin dhe shkoi pa ndeshjen, ose Lacio Juven më duket ka qenë. Pra, që atëherë e morëm këtë informacion dhe në një farë mënyre edhe filluam të hetojmë për këtë çështje dhe na rezultoi që kjo historia e charterave të Ramës ishte e përsëritur.
Kemi kërkuar komision hetimor pas informacionit që kemi, që është informacion i saktë, që në këto udhëtime, deri në kohën që ne kemi kërkuar komisionin, Rama ka shpenzuar gati 20 milionë euro. Pra, vetëm shpenzime për këto udhëtime janë rreth 20 milionë euro të Ramës. Pastaj dimë se ç’ndodhi me Air Albanian, ku u krijua një shoqëri e tërë, një firmë që mori emrin me gjithë atë propagandë që e mbajmë mend të gjithë tash dhe që me sa duket, i gjithë qëllimi paska qenë që Rama të ketë një charter të personalizuar nga kjo shoqëri. Një charter që siç e dimë e ka përdorur deri së fundmi, i kishte vënë dhe emrin Ismaili se këtij i duket dhe vetja si Ismail Qemali. Dhe ka përdorur gjithë kohën pra këtë charter Air Albanian për të bredhur jo vetëm për detyra shtetërore, por shpesh edhe privatisht me familje, me miq, me ata që ka rrotull se miq nuk ka ai, po, pra e ka përdorur si ta ketë pronë private. Duket që falimentimi ose kuazi, gati falimentimi i Air Albanias ja ka prerë këtë mundësi dhe rasti i fundit që e kanë hetuar dhe zbuluar gazetarët është ky i vajtjes në Izrael.
Ka marrë një nga avionët më luksozë të momentit, avionin e një multimilioneri, miliarderi. Është ai që u përmendët ju pra, ish-bosi i Sam Bankman-Fried, që u burgos, dhe avioni i tij u sekuestrua, se nuk dihet në pronësi të kujt është sot ky avion, nëse e ka blerë dikush apo jo. Ka një ligj në Shtetet e Bashkuara që këto të sekuestruara mund të mos t’i deklarosh kujt janë, kështu që nuk e dimë kujt është tani avioni. Qëllimi është që mos krijohen konflikte, kush blen, prona të sekuestruara nga ata që janë burgosur. Dhe duke u fshehur pas saj pra, as Rama nuk deklaron se kush e ka paguar këtë udhëtim, sepse thonë, dalin, bëjnë deklaratë që nuk është paguar, dhe kjo përdoret si, si mbrojtje, në fakt është vetë… Nuk është paguar nga qeveria. Sepse, këtu lind dyshimi. Ka, ka disa raste që është vërtetuar, pra është vërtetuar mbas fluturimeve të tilla, është vërtetuar dhe pasoja, ku Ramës i janë dërguar nga kompani private apo dhe nga individë të tjerë të lidhura me interesa në Shqipëri, chartera, i janë ofruar udhëtime luksi, turizëm, ka bërë turizëm e të ofruar nga dikush tjetër dhe në fund prapë e kemi paguar ne shqiptarët.
Nuk e ka paguar qeveria fluturimin me charter, po kemi paguar ne shqiptarët dhjetëfish dhe 100-fish me favoret që pastaj Rama ju ka bërë këtyre shoqërive, duke filluar nga kompani kineze, siç është rasti i Duçkës, ku lidhet me Gonin dhe gjithë fijet e tjera dhe në raste të tjera. Kështu që dhe në këtë rast, vajtja e Ramës me këtë charter pra super luksoz në Izrael për tre ditë, jo vetëm për një vajtje, po tre ditë që kosto, le t’i llogarisin ata që e kanë të qartë se sa janë kostot për të mbajtur charterin në dispozicion tre ditë. Dhe e gjitha kjo thashë ruhet, domethënë në sekret, këta e kanë kthyer, kanë bërë madje dhe ligj apo vendim qeverie, që udhëtimet e kryeministrit shqiptar na qenkërkan të mbrojtura nga sekreti shtetëror. Ndërkohë që bëhet fjalë për kryeministrin e një vendi të zgjedhur, po supozojmë në rastin ideal domethënë kur ka zgjedhje në një vend, të zgjedhur nga qytetarët e një vendi, të cilit janë të detyruar t’i japin llogari në çdo moment për çdo shpenzim që bëjnë. Po të shohësh, ke dhjetëra raste në perëndim, te vendet vërtet demokratike, ku kanë ikur ministra ka ikur një ministër britanik, sepse i gjetën që kishte përdorur dietat ditore, sa mund të jenë ato, nja 100 euro apo 200 euro, dy ditë më tepër sesa i takonte të merrte dhe dha dorëheqjen. 18.000 të rinj kanë ikur nga Shqipëria më shumë se nga gjithë këto që ndodhin, rrugët e prishura, shkatërrime, sot në Shqipëri, një e paraqitët ju sot në Shqipëri ka të paktën 10 protesta, për çështje të ndryshme, për problemet që kanë shqiptarët.
Domethënë mbas 10 vjetësh që votojnë Ramën po e kuptojnë që Ramës nuk i interesojnë hiç. Sepse Ramës i duhen vetëm për t’i përdorur që ky të vazhdojë të bëjë jetën e tij luksoze. Këtë po thoja, që ti vazhdon t’i bëjë këto pa çarë kokën për asgjë, pa asnjë, pikërisht sepse nuk sheh reagim. Përveç reagimit të opozitës, ky sheh që këtij populli mund t’i bëjë ç’të dojë, mund t’i thotë ulu aty, mbylle gojën, mund t’i bërtasë, të bëjë arrogantin, t’i dhunojë, t’i poshtërojë, t’i shkatërrojë. Sigurisht që Rama do iki. Rama do iki në momentin kur zemërimi i shqiptarëve që shohin përditë dhe vuajnë përditë padrejtësitë, poshtërimin, dhunën, kur zemërimi i shqiptarëve ta tejkalojë frikën e tyre, kur zemërimi i shqiptarëve ta tejkalojë nënshtrimin e tyre dhe ta kuptojnë se ai që ka frikë vërtetë është Rama. Ai arroganti, i forti, i pushtetshmi, i gjithëpushtetshmi, është ai që ka frikë nga ju, nga shqiptarët. Po kur këtë ta kuptojnë shqiptarët, atëherë do të iki Rama. Derisa shqiptarët vazhdojnë të ulin kokën, të kenë frikë nga ai palaço, që është vetë koka e krimit.