Connect with us

Sport

Manchester City u falet penalltive, fiton Superkupën e Europës

90 minuta të barabarta madje deri në penalltinë e dhjetë ku Sevilla gaboi dhe Manchester City triumfoi në Superkupën e Europës të luajtur në Athinë.

Kampionët e Europës fitojnë trofeun e parë të sezonit dhe të parin në këtë kompeticion, duke vijuar një rrugëtim fantastik që do të mbyllet me botërorin e klubeve. 1-1 në kohën e rregullt dhe më pas lotaria e 11-metërshave që u dha të drejtë anglezëve. Pjesë e parë shumë e mirë për Sevilla-n që shënoi me fuqinë e imponuar nga En-Nesyri dhe më pas tentoi për të dyfishuar. Pa busull Manchester City, kaotik dhe shumë i ngadaltë por me kalimin e minutave, kampionët e Europës fituan ritëm.

Mungesa e De Bruyne ishte e dukshme edhe në lojën e Erling Haaland gjatë gjithë ndeshjes jashtë lojës dhe me shumë pak topa të prekur poe i riu Palmer barazoi shifrat n minutën e 63 dhe më pas skuadra e Pep Guardiola-s fitoi besim e forcë. Mësymje drejt zonës së Sevilla-s për anglezët që në stadiumin e Olympiacos në Athinë nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen në avantazh duke shkuar në lotarinë e 11-metërshave ku çdo gjë mund të ndodhte.

Në të tilla raste eksperienca nuk vlen, fati po dhe kështu ndodhi me Manchester City që përfitoi nga gabimi i Nemaja Gudelj, njeriu tek i cili u varën shpresat e andaluzianëve por këtë herë ballkanasi zhgënjeu duke e stampuar penalltinë e fundit në tranversë. Fitore për Manchester City që triumfon për herë të parë në një finale të tillë ndërsa Sevilla mbetet në kuotën 1 të sukseseve në Superkupën e Europës.

Sport

VIDEO/ Një gol dhe pesë asiste në një ndeshje, Messi shkruan një faqe të re në historinë e futbollit

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, ndërsa tashmë është duke lënë gjurmë në edhe në kampionatin amerikan, MLS.

Vetëm gjatë një ndeshje, atë të Inter Miami ndaj New York Red Bulls, që përfundoi me fitoren 6-2 të vendasve, sulmuesi argjentinas shënoi një gol dhe dhuroi pesë asiste, duke u bëri i pari lojtar që e arrin një statistikë të tillë në futbollin profesionist.

Lionel Messi është bërë i pari lojtar në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola +asist (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje), ndërsa sa i përket vitit 2024 në 11 ndeshje argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asiste./ Supersport

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING