Connect with us

Aktualitet

“Masat jane me shume se maska”!!!! I zoti e di ku i pikon catia”!

Published

on

Cdo vend ndjek praktikat e veta per menaxhim situatash, ( Emergjenca dhe katastrofa) dhe kjo lidhet me shume faktore :
👉 ekonomik, infrastrukturore, edukacion, burime njerzore, mosha e popullsise, semundshmerite ne popullate, shtrirjet rurale, klima qe ka, etj.
👉 Kurre smund te jete nje copy- paste i thjeshte me vendet e tjera!!! Shembujt e tyre i sherbejne profesionisteve per te qene sa me korrekt me propozimet.
🙏Rasti i Covidit eshte i tille. Shprehja qe- “I zoti e di ku i pikon catia”, eshte mese e sakte!!
👉“Masat jane me shume se maska”!!!!
1.Respektimi i nje jete te shendetshme eshte kryesori.
2.Do isha pro rregullimit te orareve per aktivitet jashte.
3.Sikurse do kisha thene qe te dielave dyqane ,si supermarketet , te ishin te mbyllura, per t’i lene vend pastrimit dhe dezinfektimit.
4.Kafet te hapeshin ne 10h, pasi te jete bere sakte procesi i pastrimit.
😫😫Ka mundesira…..per te jetuar te gjithe pa rriskuar te tjeret mendoj.
5.Dhe gjithashtu ideale do ishte qe te shtune dhe te diele te pergjysmohej cmimi i ujit dhe dritave per t’i dhene mundesi njerzve ti kushtoheshin pastrimit te shtepise dhe gatimeve te shendetshme.
👉Femijet pa diskutim duhet te mdjekin shkollen normalisht, por ne kete periudhe edhe mund te kufizohen / reduktohen disa kurse jashte shkolle ,per te shmagur grumbullimet dhe daljet e panevojshme
👉Prinderit ne moshe te re duhet te punojne duke patur facilitete oraresh, per tu hequr “barren” gjysherve qe merren me niper e mbesa.
Liria jote eshte deri tek pragu qe nuk cenon lirine time.

Aktualitet

Vrasjet në vend, Hoxha: Shteti një agjenci funerale

Published

on

By

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka reaguar pas vrasjeve që tronditën vendi tonë në 24 orët e  fundit, me bilanc katër të vdekur.

Hoxha, referuar atentatit të Vlorës, thotë se bilanci i krimeve të rënda mafioze është më shumë se tragjik. Sipas tij, në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim.

Ai shton se po bëhet një luftë e frikshme për territor që ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shteti thekson Hoxha “nuk është as spektatore, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve”.

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..:

Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.

Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë

Published

on

By

Halim Xhezo dhe Shpati Lena janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.

Vëllai i viktimës shtetasi Eduart Xhezo dy vjet me pare ka vrare shtetasin Arben Beqiri.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Dyshohet se brenda mjetit ndodhen tre persona që kanë humbur jetë.

Më herët është raportuar për dy të vrarë dhe një të plagosur, ndërsa sikundër edhe policia e konfirmoi, viktimat ndodhen ende në mjet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pista kryesore që po hetohet, është prishja për pazare droge mes dy grupeve.

Aatentati është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndpajekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit.

Policia bëri me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorëve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Mjekët ndihen të vlerësuar nga pacientët, nga politika jo

Published

on

By

Pa Filtra, Mjeku Nini Dede: Mjekët ndihen të vlerësuar nga njerëzit, pacientët, nga politika aspak!

I ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion mjeku i njohur Nini Dede tha se nuk është e lehtë të punosh kur të tjerët pushojnë, por ja që profesioni i mjekut të cilin e kam zgjedhur me pasion e dashuri e do që të punohet për ti ofruar kura e shërim pacientëve të cilët në sezone festash e pushimesh janë më të shumtë.

Doktor Dede tha se sapo është diplomuar ka filluar punën si mjek dhe e bën atë me pasion dhe i motivuar maksimalisht në shërbim të njerëzve.

I pyetur nga gazetari Nura nëse ai dhe kolegët e tij ndihen të vlerësuar nga njerëzit, shoqëria, doktor Dede tha shoqëria përgjithësisht i vlerëson dhe respekton mjekët të cilët kryejnë një punë jo të lehtë në shërbim të tyre.

Personalisht – tha Doktor Dede – jam ndjerë i vlerësuar nga njerëzit me të cilët kam patur të bëj dhe i kam shërbyer me devotshmëri.

Pyetjes së gazetarit Nura nëse mjekët janë të vlerësuar sa duhet dhe si duhet nga politika dhe administrata, doktor Dede tha se nga politika jemi të keqkuptuar dhe të pavlerësuar sa duhet! Jo rastësisht – tha doktor Dede – mjekët në shumicë po zgjedhin të lënë shtëpitë e tyre në atdhe dhe të shkojnë e punojnë gjetkë!

Sipas doktorit Dede nevojiten politika proteksioniste dhe motivuese ndaj mjekëve që ata të mos braktisin vëndin e tyre dhe të punojnë këtu të mirë vlerësuar.

Doktor Dede tha se ishte gjuthashtu një qytetar i përgjegjshëm dhe i angazhuar me Partinë e Ballit Demokrat ngase kishte adhuruar themeluesin e kësaj partie historike, intelektualin Mithat Frashëri.

Nini Dede tha se filozofia politike e Mithat Frashërit e frymëzonte edha tani atë dhe shumë anëtarë dhe mbështetës të rrugës së tij politike me partinë aktuale.

Continue Reading

Aktualitet

Ofrojmë shërbime cilësore dhe duam që ligji të njihet

Published

on

By

Në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion, i ftuar i gazetarit Artur Nura ishte Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, i cili nga zyra e tij foli mbi Lejen e re të Qarkullimit dhe përfitimet e qytetarëve ndaj këtij realizimi.

Gonxhe tha që kjo Leje e re e Qarkullimit tashmë është 40% më lirë për 160,000 qytetarë të Shqipërisë!

Z. Gonxhe foli gjithashtu për Qendrat e Kontrollit Teknik, transparencën me qytetarët dhe sa i rëndësishëm është transformimi i Drejtorive Rajonale, në mënyrë që qytetarët dhe punonjësit të ndihen më të vlerësuar e më të respektuar!

Pyetjes së gazetarit Nura për lajmin që kishte publikuar JOQ mbi xhamat e zinj të makinave, Gonxhe tha se artikulli në fjalë ishte i keqkuptuar sepse gazetarit që e ka shkruar i bën çudi pse duhet zbatuar ligji për certifikimin e xhamave të errët të automjeteve.

Z. Gonxhe përmendi sigurisht dhe arsyet përse është miratuar certifikimi i xhamave të errësuar, zhvillim ligjor i arsyeshëm i cili ka nevojë akoma – siç tha drejtori Gonxhe – për tu kuptuar duke filluar nga gazetarët fillimisht, pastaj qytetarët.

Drejtori tha se institucioni i tij dhe i gjithë personeli e kanë të pamundur të bëjnë pushime gjatë muajit gusht dhe dhjetor për shkak të punës së rritur në këta muaj të cilët sjellin shumë vizitorë, emigrantë e turistë, në Shqipëri.

Në shtator tha – Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, – në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do fillojë një aksion i madh kundrejt atyre që përdorin automjetet e tyre dhe nuk kanë kryer pagesat e taksës së qarkullimit dhe sigurimit të automjeteve të tyre!

Nga kjo taksë – tha Gonxhe – institucioni ynë përfiton vetëm 5% të kësaj pagese dhe të tjerat shkojnë në favor të institucioneve të tjera në respekt të ligjit përkatës, por më duhet ta them qartë – shtoi Gonxhe- nuk do tolerohet më askush dhe nëse nuk bëjnë pagesat do u bllokohen automjetet deri në realizimin e detyrimit ligjor.

Continue Reading

Aktualitet

I riu qëllon me thikë në zemër 41-vjeçarin në Sarandë

Published

on

By

Një sherr për vendparkimin e makinës ka lënë mbremjen e se merkures pas një viktimë në qytetin e Sarandës. Klodian Bakia, 41 vjeç, kishte parkuar përpara një hoteli në Sarandë dhe kamerieri i ka kërkuar që të heqë makinën nga aty. Parkimi i makinës është bërë shkak për fillimin e një konflikti mes 41-vjeçarit dhe kamerierit të hotelit, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.

Në debat e sipër, 24-vjeçari është futur brenda në hotel, ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin. Bakia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Ndërkohë, 24-vjeçari pasi ka goditur me thikë në zemër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim të autorit menjëherë pas ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e autorit në mbrëmje. Autori u gjet i fshehur në një garazh mes dy pallateve larg vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

 

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING