Bota
MBYLLET RUBINETI AMERIKAN I NAFTES/ EUROPA NE ALARM, ÇMIMET KAPIN MAJAT
Një tjetër tension në tregun global të energjisë po hapet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e kufizimit ose edhe ndalimit të përkohshëm të eksporteve amerikane të naftës, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për pasojat që një vendim i tillë mund të sjellë në tregjet ndërkombëtare.
Sipas “The Guardian”, në diskutim është edhe një ndalim 90-ditor, me synimin për të ulur presionin mbi çmimet e karburanteve në SHBA. Trump ka deklaruar publikisht mbështetjen për kufizimin e eksporteve, ndërsa administrata po vlerëson nëse masa mund të zbatohet dhe në çfarë forme.
Në qendër të shqetësimit është varësia e Evropës nga nafta amerikane. Sipas të dhënave të cituara nga “The Guardian”, furnizimet nga SHBA kanë përbërë rreth një të tretën e importeve evropiane gjatë vitit, ndërsa deri në gusht pjesa amerikane ishte rritur në rreth gjysmën.
Një ndërprerje e këtyre furnizimeve nuk pritet të shkaktojë menjëherë mungesë fizike karburanti, pasi rafineritë evropiane mbulojnë një pjesë të madhe të konsumit dhe vendet kanë rezerva.
Blerësit evropianë do të detyroheshin të konkurronin më fort me tregjet aziatike për furnizimet alternative nga Lindja e Mesme dhe India, duke shtuar presionin mbi tregun dhe çmimet.