Connect with us

Politike

Meta: Rilindja ka lekë për palma 3 mijë euro e pisha të florinjta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në çeljen e fushatës për zgjedhjet lokale të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u shpreh se kandidatët e opozitës janë kandidatë të zgjedhur dhe të angazhuar në kauza të mëdha.

Në fjalën e tij në “Air Albania” Meta u shpreh se kandidatët e rilindjes po i bëjnë shërbimet e fundit regjimit në fuqi.

“Kandidatët të cilët po i bëjnë shërbimet e fundit një regjimi koha e të cilit ka përfunduar, ndaj motra e vëllezër të Tiranës e gjithë Shqipërisë, të vlerësojmë fuqinë tonë në demokraci.

Kjo është vota, vetëm ajo bën ndryshimin e çel një perspektivë të re për të ardhmen. Të gjithë të shkojmë në votime për fitoren e kandidatëve tanë të mrekullueshme dhe gjeografia e fitores sonë do të jetë e jashtëzakonshme sepse kështu i kemi edhe kandidatët.

 

 

Kemi zgjedhur personalitete, të përkushtuar për kauza të mëdha.

Në krye të listët së Rilindjes për këshillit bashkiak, është një nënpunëse e Rilindjes që nuk e njeh askush.

Ka firmosur mbi 1 mld euro buxhet të Tiranës që kanë ikur për rrush e kumbulla.

Ka lekë për palma 3 mijë euro që thahen më shpejt se mbillen e për pisha të florinjta por nuk ka për studentët e pensionistët.

Koha e nënvlerësimit të qytetarëve mbaron një herë e mirë më 14 maj”, tha Meta.

Advertisement

TRENDING