Connect with us

Politike

Ministri Hoxha në Kosovë, takohet me Kurtin dhe presidenten në detyrë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë.

Fillimisht Hoxha u takua me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, në Presidencë.

Ndërkohë pas bisedimeve me Haxhiun, ministri Shqiptar u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Vizita zyrtare e Ministrit do të vijojë me pritjen nga Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës.

Rreth orës 12:10, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ.

Ministri i Jashtëm do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, Kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoxha do të zhvillojë edhe një takim në Bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it.

Advertisement