Connect with us

Aktualitet

Ndërtuesi Bektashi zbërthehet në SPAK: Më telefononin, shkoja vetëm të nënshkruaja

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Xhimi Begeja, rezultojnë të kenë qenë pronarët në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 17 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani”. Dy personat kishin lidhur një marrëveshje verbale me biznesmenin Fatmir Bektashi, dhe përfitimet financiare nga “Homeplan” i merrnin përmes llogaritjes së dividentit. Eurot ose lekët merreshin cash dhe përmes transaksioneve bankare. Një fakt të tillë e ka pranuar vetë i hetuari Fatmir Bektashi, i cili gjatë marjes në pyetje në prokurori ka treguar se: ”…shoqëria “Homeplan” është krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta persona do ishin investitorë në formën e ndikimit tek pronarët e tjerë që të lidhnin kontratat e investimit me “Homeplan”. Por vetëm në vitin 2014 mesa shoh nga dokumenti është formalizuar juridikisht…”. Në dëshminë që ai ka dhënë në SPAK, tregohet se roli i tij në përpilimin e dokumenteve të kompanisë ka qenë thuajse në hije, pasi sipas tij të gjitha dokumentet i bënte Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit. “…të gjitha aktet që lidhen me aktivitetin e shoqërisë “Homeplan” si nga ana financiare dhe juridike i kanë përgatitur shtetaset Andia Pustina dhe Laura Pustina dhe unë vetëm i nënshkruaja. Dua të sqaroj se shoqëria “Homeplan” nuk ka pasur asnjëherë arkë dhe çdo gjë, çdo veprim financiar është kryer nëpërmjet llogarive bankare. Edhe tërheqja e dividentit kryhet në të njëjtën mënyrë. Edhe në lidhje me vendimmarrjet e shoqërisë “Homeplan” unë nuk kam ndonjë rol, pra që të shpreh mendim për vendimet e shoqërisë. Unë nuk kam marrë pjesë pra në procesin e vendimmarrjes por vetëm i nënshkruaja ato që përpilonte Andia Pustina. Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë “Homeplan” unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar dhe i nënshkruaj aty. Mua më telefononte Andia për të vajtur dhe për të nënshkruar…” – ka deklaruar Fatmir Bektashi. Më tej biznesmeni Bektashi ka treguar se: “…kur u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, u krijua shoqëria “Homeplan” si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitori nga ndërtuesi. Ku ndërtues do të ishte shoqëria “Kontakt”. Tek shoqëria “Homeplan” unë kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 për qind të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhind Begene kanë pjesë tjetër prej 60 për qind të kuotave. Në dijeninë time veprimet për regjistrimin e shoqërisë “Homeplan” i ka kryer notere Laura Pustina. Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër që të bindnin pronarët e tokës për të nënshkruar marrëveshjen me pronarët e kompanisë për ndërtim. Këtë gjë ata të dy e kanë bërë që në fillim, kur unë mora përsipër që të paguaja shumën që duhej për privatizimin e objekteve të klubit të futbollit “Partizani”. Nuk më kujtohet kur është nënshkruar marrëveshja me familjet pronare, që vinin në dispozicion truallin për ndërtim. Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë “Homeplan” por kontributi i tyre i vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për të bërë marrëveshje për të vënë tokën në dispozicion të ndërtimit. Gjithashtu Jamarbëri dhe Xhimi pranuan që të shisnim me çmim të ulët objektet që do ndërtonim…”. Fatmir Bektashi në dëshminë e tij të dhënë në SPAK, ka treguar se: “…konceptualisht Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja kanë qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, pavarësisht kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ne kemi pasur marrëveshje verbale me Jamarbër Malltezin dhe Begenë, ku unë kam pasur vetëm 40 për qind të kësaj shoqërie. Këtyre dy personave, Jamarbërit dhe Xhimit po me marrëveshje verbale i kam thënë që të caktonin ata vetë përfaqësuesin e tyre për financat e shoqërisë “Homeplan”. Dhe ata kanë pasur si ekonomiste, pra përfaqësuesin e tyre për të mbajtur bilancet e “Homeplan” Andia Pustina. Kurse unë për veten time, kam pasur një financiare të punësuar. Ligjërisht çdo dokument financiar e çoja unë tek Andia. Raportet i mbaja unë me Andian dhe e çoja muaj për muaj. Andia i fuste gjithçka në bilancet e “Homeplan”. Në lidhje me nënshkrimin si ortak i vetëm në shoqërinë “Homeplan”, Fatmir Bektashi ka pohuar se: “…me çdo letër të shoqërisë “Homeplan” është marrë Andia Pustina e cila është motra e noteres Laura Pustina dhe unë deklarim të hollësishëm mund të jap vetëm pasi të konsultohem me Andian dhe dokumentacionin e mbajtur prej saj. Unë di të them që “Homeplan” është krijuar që në fillim bashkë me dakordësinë e Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë, ku ata do të quheshin investitorë pavarësisht se prej tyre nuk u dha asnjë lekë, por kishin marrë përsipër të bindnin pronarët e tokës për të lidhur marrëveshje për realizim ndërtimi. Çdo dokument është përgatitur tek notere Laura Pustina, në lidhje me shoqërinë “Homeplan”. Tek kjo notere është përgatitur dhe marrëveshja e investimit që kam lidhur me Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja. Unë aktualisht nuk mbaj asnjë dokument të shoqërisë “Hameplan”, pasi i mban Andia Pustina…”. (Dita)

Aktualitet

“Ajo pa videot e 18 vjeçares në telefonin e burrit”/ Jeta e errët me lidhje paralele që po bënte Ergys Arrazi

Teksa në Bunë e në Drin vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupave të Alma Bushati Arrazit dhe dy fëmijë vetë tjerë të saj, gjithmonë me një fije shprese se ata nuk kanë patur të njëjtin fat si vogëlushja 9-vjeçare që u gjet nga peshkatari Safet Hasani, mbrëmjen e 4 majit në zonën e njohur si Derragjat (një pjesë e vazhdës së lumit Buna, në afërsi të guroreve, rrugës së Velipojës).

Në media e kudo, flitet dhe hidhen hipoteza, të dhëna e detaje që dalin si me grimca, here ngazyrat e Policisë së Shtetit, here nga ato të Prokurorisë e herë-herë nga persona të afërt të njohur të familjes Arrazi e Bushati.

I gjetëm të gjithë të mbledhur bashkë, në një banesë private.

Të pashpresë për ndonjë të dhënë të re në lidhje me fatin e motrës, nipit dhe mbesës së tyre, por të traumatizuar nga ky vendim i Almës.

Ata, sidomos e motra, ishin në dijeni të të gjitha situatave që kishin ndodhur brenda 4 mureve ku jetonte Alma, Ergysi dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

Gjithçka kishte nisur shumë kohë më parë.  Kur Ergysi krijon një lidhje jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re se ai.

Lidhje e cila vetëm sa u mor vesh nga bashkëshortja dhe u ndërprenë pas. Por kulmi do të ishte një tjetër lidhje e krijuar nga Ergysi, me një vajzë 18 vjeçare, prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.

Motra e Almës, Genta ishte prej kohësh në dijeni të jetës që bënte bashkëshorti I saj, por kishte vendosur ta pranonte për hir tëdashurisë dhe për hir të fëmijëve.

Genta e përshkruan kunatin e saj, Ergysin,  si një njeri të çuditshëm. Ndryshe kishte marrëdhënien me bashkëshorten, pra të motrën e saj, e ndryshe kishte marrëdhnien me fëmijët. Ai, sipas të gjithë familjes Bushati, i donte shumë ata.

Por dashuria për të shoqen ishte zbehur ndër vite. Jashtë kamerave, babai i Almës, Azem Bushati, thekson:

“I thashë vajzës sime, ti po e shikon që ai nuk të do më. Lëre të vazhdojë jetën e tij dhe ti vazhdo tënden. Por ajo më tha se nuk mundej ta merrte një vendim të tillë, pasi nuk vijmë nga një familje që ja bëjmë merr një e lësho një. Ne jemi mësuar që të vdesim me atë që martohemi. I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk ështëvonë, pasi historitëtilla, nuk përfundojnë mirë”.

Mesa duket babai ka parandjerë një fund të hidhur.

Kohëve të fundit, sipas dëshmisë së Gentës, e motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i sajkishte me një vajzë tjetër.  Madje ndër bisedë tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Ergysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinëe  një njeriu që nuk e donte dhe respektonte.

Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit tësaj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A.

Për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma.

Në një bisedëqë ka pasur me Gentën, ajo i  ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndodhta edhe drejt një vendimi fatal.

Por si mësuan familjarët për zhdukjen e Almës me fëmijët?

Genta: “Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Ergysi) më mori në telefon dhemë pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo.

Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma  të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër./ VoxNews

Continue Reading

Aktualitet

“Po iki të qetësohem”, çfarë i tha Alma kunatës para se të kryente aktin e rëndë

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal ndaj Erdgys Arrazit, i akuzuar për “Shkaktim të vetëvrasjes”.

Kujtojmë që dy ditë më parë një lajm i rëndë tronditi mbarë opinion publik pasi Alma Arrazi në gjendje të rënduar psikologjike u hodh në lumin Bunë bashkë me fëmijët e saj 9,8 dhe 3-vjeç.

Fillimisht ata u raportuan të humbur nga bashkëshorti, por në mbrëmjen e së shtunës një peshkatar ka njoftuar policinë për gjetjen e një trupi të pajetë në lumë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë gjetur edhe trupi i vajzës 8-vjeçari, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës dhe fëmijës 3-vjeçar.

Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Gjithashtu bëhet e ditur se Alma Arrazi para se të kryente aktin e rëndë ka qenë në shoqërinë e kunatës së saj, të cilës i ka thënë se do të shkonte disa ditë në shtëpinë e vëllait të saj për tu qetësuar.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A.

Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër, shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku shtetasja A.A. i ka thënë shtetases V.P. se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej. Më pas është ndarë nga kunata, ku shtetasja A.A. bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, Shkodër, ku dallohet momenti që shtetasja A.A. del me kunatën e saj. Më pas, duket shtetasja A.A. së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perendimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.

Në vijim nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasve A.A. e datëlindjes 15.11.1985, E.A. e datëlindjes 20.10.2015, G.A e datëlindjes 17.09.2015 dhe A.A. i datëlindjes 27.03.2021. Rezulton se në datën 04:05.2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se ështe gjetur trupi i pa jetë i një fëmijë të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njesia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015. Është bërë kqyrja e kufomës së shtetases E.A. në prani të mjekut ligjor, ku nga kqyrja e jashtme nuk janë kosntatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll banese shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme.

Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale.

Continue Reading

Aktualitet

Sherr në një lokal në Sarandë, 44-vjeçari godet me sende të forta bashkëmoshatari

SARANDË-Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa.

9-vjeçarja Ergesa, është e vetmja që një ditë më parë u gjend krejt rastësisht në ujë nga një peshkatar i zonës i cili njoftoi më pas policinë e Shkodrës.

Babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për t’u shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës.

Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

“…por për shkak të sistuatës së tensionuar që ndodhet në familje dhe faktit që ditën e nesërme Erdgys Arrazi, del para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, kërkesa për dhënien e lejes disa orëshe me qëllim marjen pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës, është refuzuar….”,-tha një burim pranë prokurorisë.

Aktualisht, kërkimet e policisë lokalë forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të çiftit Arrazi.

Continue Reading

Aktualitet

Theu xhamin e dritares me grusht në gjendje të dehur, ndërron jetë në spital 27 vjeçari

Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit ku ishte transportuar për mjekim një ditë më parë me plagë në krah.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING