Connect with us

Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi, ja kush emërohet drejtor i ri

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, pritet të largohet nga detyra pas rreth 11 muajsh në krye të këtij institucioni.

Burime bëjnë me dije se në vend të tij pritet të emërohet Dashamir Spaho, i cili më herët ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Shkodrës.

Lëvizja vjen në një kohë kur në strukturat e Policisë së Shkodrës ka pasur ndryshime të tjera, ku pak kohë më parë u pezullua nga detyra shefi i Komisariatit të Shkodrës, Bekim Lika, pas zbulimit të një parcele me kanabis në zonën e Velipojës.

Berberi, i cili më parë ka drejtuar Policinë e Kukësit, mori drejtimin e Policisë së Shkodrës rreth 11 muaj më parë, pas largimit të Fatmir Lleshit, në periudhën e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Ndërkohë, Dashamir Spaho vjen nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe rikthehet në Shkodër, kësaj radhe në postin e drejtorit të Policisë Vendore.

Advertisement