Connect with us

Bota

Në Zvicër gjenden eshtrat e një alpinisti të zhdukur në vitin 1986

Eshtrat e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk në shtator 1986 në alpet zvicerane, janë zbuluar në një akullnajë në afërsi të Zermatt, një qytet afër kufirit me Italinë, sipas asaj që raportoi sot policia e kantonit Valais.Analiza laboratorike e ADN-së së mbetjeve njerëzore, të gjetura së bashku me fragmente të pajisjeve të bartura nga viktima, kanë konfirmuar identitetin e alpinistit, i cili ishte 38 vjeç në momentin e aksidentit fatal, sipas agjencisë kombëtare zvicerane ATS.

Tërheqja e zakonshme e akullnajave në verë, edhe pse e përshpejtuar vitet e fundit për shkak të ngrohjes globale, ndonjëherë i lejon këto gjetje në zona të tilla si alpet zvicerane.Ekspertët ekzaminuan më vonë mbetjet në spitalin Valais në Sion, kryeqyteti kantonal, në bashkëpunim me seksionin e identifikimit gjyqësor të policisë lokale.Dhjetëra alpinistë kanë humbur jetën në dekadat e fundit në afërsi të Zermatt, një mekë për alpinizëm, veçanërisht në shpatet e majës mitike Matterhorn (e njohur edhe si Cervino), një simbol i vërtetë i Zvicrës.

Bota

Ish-presidenti Trump shton sulmet personale ndaj Robert Kennedy: Kandidat fals!

Ish-presidenti Donald Trump njihet për sulmet e vazhdueshme dhe ndonjëherë personale ndaj rivalëve kryesorë, si presidenti Joe Biden. Rishtazi, ai e ka intensifikuar këtë përqasje ndaj kandidatit të pavarur për president Robert F. Kennedy Jr. Trump postoi këtë javë një video rreth katëminutëshe ku e quan zotin Kennedy një kandidat fals të demokratëve dhe një “liberal radikal i majtë” që është nxjerrë si kandidat për të ndihmuar presidentin demokrat. Ish-presidenti Trump sulmoi të gjithë anëtarët e familjes Kennedy, duke i quajtur “një tufë të çmendurish”.

“Ai nuk është republikan, kështu që nuk mendoj se mund të votoni për të dhe të ndiheni mirë”, u tha kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane mbështetësve të tij në rrjetin Truth Social

Bërja e sulmeve të tilla të ashpra ndaj zotit Kennedy mund të jenë një sinjal për shqetësimin e zotit Trump dhe ekipit të tij elektoral për kandidimin e pavarur të zotit Kennedy në një garë elektorale që pritet të jetë e ngushtë dhe kur një kandidat i tretë mund të tërheqë mjaftueshëm vota për të dëmtuar njërin prej kandidatëve kryesorë.

Ndërsa gjendemi gjashtë muaj larg ditës së zgjedhjeve, për të cilat amerikanët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për një ripërballje Trump-Biden, zoti Kennedy është vetëofruar si një alternativë. Disa nga çështjet tek të cilat ai është përqëndruar, si mbështetja e vendosur për Izraelin dhe kritikat ndaj masave izoluese që u bënë për pandeminë, mund të jenë më tërheqëse për votuesit konservatorë, se sa ata demokratë.

Anketimet e deritanishme tregojnë se shumë më tepër republikanë se sa demokratë kanë një opinion të favorshëm për zotin Kennedy, megjithëse shumë amerikanë nuk kanë njohuri të mjaftueshme se çfarë ai përfaqëson. Në një anketim në shkurt të Qendrës për Studime të Çështjeve Publike, të agjencisë së lajmeve Associated Press, mbi gjysma e republikanëve, 53%, kanë opinion më të favorshëm për zotin Kennedy, krahasuar me 30% të demokratëve. Rreth një e katërta e votuesve nga të dyja partitë thanë se nuk dinin mjaftueshëm rreth tij.

Ekipi elektoral i zotit Kennedy thotë se ai rrezikon si zotin Trump ashtu edhe zotin Biden, i cili gëzon mbështetjen e disa anëtarëve të vetë familjes Kennedy dhe e quan “nder të jashtëzakonshëm” mbështetjen e tyre për kandidimin e tij. Presidenti Biden përgjithësisht nuk e përmend zotin Kennedy, i cili në të kaluarën e ka sfiduar si kandidat brenda Partisë Demokrate, përpara se të fillonte fushatën si kandidat i pavarur.

Zoti Kennedy ka sfiduar edhe zotin Trump, duke i kërkuar që të bëjnë një debat gjatë një aktiviteti ku do të marrin pjesë të dy, megjithëse në ditë të ndryshme.

Megjithatë, zoti Kennedy ka sfida të vështira përpara.

Si kandidat i pavarur, emri i tij nuk mund të shfaqet automatikisht në fletëvotime. Atij i duhej të punojë shumë për të siguruar firma për kandidimin në të 50 shtetet, proces për të cilin ka thënë se do ta realizojë brenda verës. Sipas ekipit të tij elektoral, ai e ka arritur këtë tashmë në pesë shtete, në Kaliforni, Dellauer, Miçigan, Oklahoma dhe Jutah, si dhe ka mbledhur firmat edhe për tetë shtete të tjera. Në disa prej këtyre shteteve, zyrtarët zgjedhorë nuk kanë arritur ende të bëjnë verifikimin e firmave.

Zoti Kennedy thotë se pozicionimi i tij i fortë në disa anketime në nivel kombëtar i jep baza për ta konsideruar veten një kandidat konkurues, megjithëse anketimet e këtilla janë përgjithësisht jo shumë të besueshme në një fazë kaq të hershme elektorale.

Krahas dallimeve, ekzistojnë edhe disa çështje për të cilat zoti Kennedy dhe zoti Trump duket se janë në të njëjtën linjë.

Si zoti Trump, edhe zoti Kennedy është një mbështetës i vendosur i Izraelit në luftën ndaj Hamasit. Në prill, ai sugjeroi se procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj personave që morën pjesë në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit në 6 janar 2021, mund të jetë i motivuar politikisht. Ky qëndrim e vendos atë në të njëjtën linjë me zotin Trump dhe aleatët e tij.

Zoti Kennedy bëri megjithatë edhe kritika ndaj zotit Trump, duke thënë se sulmi në Kapitol u bë me “inkurajimin” e zotit Trump dhe “në kontekstin e iluzionit të tij se zgjedhjet ja vodhën”. Sidoqoftë, zoti Kennedy ka thënë se nëse do të bëhej president, ai do të emëronte një prokuror të posaçëm që do të hetonte nëse zoti Trump u përzgjodh politikisht për t’u hetuar.

Zoti Kennedy gjithashtu e ka akuzuar zotin Trump për dëmin ekonomik ndaj klasës së mesme. Zoti Kennedy i quajti masat izoluese gjatë pandemisë “gjëja më e keqe që bëri për vendin”, megjithëse pranoi në të njëjtin fjalim se ish-presidenti Trump “fajësohet për shumë gjëra që nuk i ka bërë”./VOA

Continue Reading

Bota

“Sillni në jetë më shumë fëmijë…”/ Papa Françesku thirrje italianëve

Papa Françesku vijon me fushatën e tij për të nxitur italianët që të bëjnë fëmijë. Ati i Shenjtë bën thirrje për politika afatgjata për të ndihmuar familjet dhe duke paralajmëruar se kriza demografike e vendit po kërcënon të ardhmen.

“Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”-tha Françesku në një mbledhje vjetore të grupeve pro-familjare.

Pa fëmijë dhe të rinj, një vend humbet dëshirën për të ardhmen.

Norma e lindjeve në Itali, tashmë një nga më të ulëtat në botë, ka rënë vazhdimisht për rreth 15 vjet dhe ka arritur një rekord të ulët vitin e kaluar me vetëm 379,000 foshnja të lindura. Me mbështetjen e fortë të Vatikanit, qeveria e krahut të djathtë e udhëhequr nga Giorgia Meloni po vijon po ashtu një fushatë për të inkurajuar të paktën 500,000 lindje në vit deri në vitin 2033.

Françesku bëri thirrje për strategji dhe politika politike afatgjata për të inkurajuar çiftet të kenë fëmijë.

Problemi i botës sonë nuk është të lindin fëmijë, është egoizmi, konsumizmi dhe individualizmi që i bëjnë njerëzit të ngopur, të vetmuar dhe të pakënaqur.

Rikujtojmë, se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka thënë përmes një video-mesazhi se Papa Françesku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Grupit të Shtatë (G7) të ekonomive më të fuqishme të botës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 qershor, në Pulia, në Itali. Është hera e parë që një Papë merr pjesë në një takim të G7. Pjesëmarrja e tij do të ketë të bëjë me një diskutim mbi inteligjencën artificiale. “Falënderoj nga zemra Papa Françeskun për pranimin e ftesës, prania e tij shton vlerë të konsiderueshme për vendin tonë dhe për të gjithë Grupin e Shtatë”-theksoi Meloni.

Continue Reading

Bota

I rrëmbyen dhe vranë vajzë/ Pamjet kur nëna në gjyq qëllon me 7 plumba autorin

Bija e Marianne Bachmeier u rrëmbye e u vra barbarisht në vitin 1980.

Në ngjarjen tragjike dhe të pazbardhur ende në detaje, bija 7-vjeçare e Marianne Bachmeier, Anna, ishte gjetur e vdekur më 5 maj 1980.

Klaus Grabowski kishte pranuar vrasjen e pashpjeguar të fëmijës dhe u gjykua për krimin që supozohet se kishte të bënte me abuzim seksual të të miturës tragjike.

Kjo e fundit mohohej nga i akuzuari, por 35-vjeçari kishte një dënim të mëparshëm për ngacmime seksuale ndaj të miturve.

Gjyqi nisi më 4 mars 1981, dhe në ditën e tretë Bachmeier shkoi në gjykatë me një pistoletë Beretta 22-. Ajo qëlloi tetë plumbat nga të cilët gjashtë goditën Grabowski, i cili vdiq në sallën e gjyqit ndërsa Bachmeier u arrestua dhe gjykua për vrasjen e tij.

Gruaja u bë e njohur në Gjermani si “Nëna hakmarrëse” ndërsa debate të ndryshme ngrinin pikëpyetje mbi drejtësinë e ekzekutimit të vrasësit të bijës së saj dhe ndoshta dhe përdhunuesit të të miturës.

Miliona fëmijë zhduken çdo vit në botë të përfshire në rrjete mizore trafiku e abuzimi.

Rrjedhimisht në vitin 1983, Bachmeier u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe u dënua me gjashtë vjet burg, por nëna e fëmijës së vdekur kreu vetëm gjysmën e dënimit.

Një rindërtim video i aktit të hakmarrjes nga Bachmeier në sallën e gjyqit është shfaqur së fundmi në rrjetin YouTube duke bërë që një përdorues të komentonte: “Dhe unë si nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e 4 të tjerëve, do të kisha bërë të njëjtën gjë”.

Një tjetër komentonte: “Kjo nënë ka kaluar aq dhimbje e vuajtje në jetën e saj, po aq sa bija e saj e vogël që është torturuar, prandaj më shumë njerëz duhet të dinë për këtë fenomen”, shkruan rrjeti Ladbible.

Continue Reading

Bota

SHBA tjetër “goditje” Izraelit: Të dhëna të arsyeshme tregojnë se ka shkelur ligjin ndërkombëtar

Në një tjetër shenjë që tregon thellim të krisjes së marrëdhënieve ems tyre, SHBA njooftoi se përdorimi në Gaza nga ana e Izraelit të amëve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, por rrethanat e luftës ua kanë bërë të pamundur zyrtarëve amerikanë ta provojnë një gjë të tillë me siguri.

Përfundimi se ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në luftën e Gazës, i publikuar si pjesë e një raporti që iu dorëzua Kongresit të premten, është deklarimi më i fortë i këtij lloji nga administrata e Biden për shtetin hebre, aleat i vjetër i Amerikës.

Raporti megjithatë nuk ka qenë në gjendje të bënte një lidhje konkrete mes armëve të dërguara nga SHBA-së dhe sulmeve të veçanta të forcave izraelite në Gaza, mund t’i japë administratës një hapësirë për vendimet e ardhshme për dërgim armësh në Izrael. Vlerësimi vjen pas shtatë muajsh sulmesh ajrore, luftimesh tokësore dhe kufizimeve të ndihmave që kanë shkaktuar vdekjen e afro 35,000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë. Biden është përpjekur të mbajë një ekuilibër gjithnjë e më të vështirë, në mbështetje të luftës së kryeministrit Benjamin Netanyahu kundër Hamasit.

Ai është përballur me indinjatë në rritje brenda dhe jashtë vendit lidhur me rritjen e numrit të viktimave palestineze dhe gjendjes gjithnjë e më të mjerë humanitare, shkaktuar kryesisht nga kufizimet izraelite për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave në Gazë.

Continue Reading

Bota

Rusia kryen sulm të befasishëm në veri të Ukrainës! Ofensiva më serioze ndërkufitare në dy vitet e fundit

Forcat ruse filluan një sulm të befasishëm në veri të Ukrainës, duke bërë depërtime të vogla, sipas një burimi ushtarak ukrainas, në ofensivën më serioze tokësore ndërkufitare për gati dy vjet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi në qytetin kufitar të Vovchansk pranë qytetit të dytë të vendit, Kharkiv, ishte pjesë e “një valë të re veprimesh kundërsulmuese” nga Rusia , duke shtuar se një “betejë e ashpër” po zhvillohej në zonë.

Një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se njësitë rezervë ukrainase ishin vendosur në rajonin verior të Kharkiv pasi Vovchansk u vu nën bombardime intensive ruse të enjten mbrëma.

Deklarata tha se grupet ruse të zbulimit nën mbulimin e automjeteve të blinduara filluan një shtytje ndërkufitare rreth orës 5:00 të mëngjesit.

“Armiku ishte në gjendje të kalonte kufirin 1 km (0.62 milje) të thellë,” tha një burim ushtarak ukrainas për CNN, duke shtuar se qëllimi i shtytjes ruse “ishte të merrte 10 km dhe të krijonte një zonë mbrojtje në kufi.”

Lufta është zhvilluar përgjatë fronteve në jug dhe lindje që kur ushtria ukrainase i shtyu forcat ruse nga territori i marrë në ditët e para të konfliktit, me rajonin verior të Kharkiv të çliruar në fund të verës së 2022.

I pyetur për zhvillimet, Zelensky nuk e minimizoi seriozitetin e tyre, por tha se ushtria e Ukrainës e kishte pritur një lëvizje të tillë.

Banorët e fshatrave kufitare iu tha të evakuoheshin nga autoritetet. Policia kombëtare postoi foto dhe një video në mediat sociale që tregonin oficerët që ndihmojnë njerëzit të paketojnë gjërat e tyre në automjetet e policisë, përpara se të çohen në vende më të sigurta.

Sulmi ndërkufitar vjen pas disa muajsh të shtuar të sulmeve ajrore ruse në qytetin e Kharkiv, të cilat kanë rrëzuar të gjithë kapacitetin e tij të prodhimit të energjisë, si dhe nënstacionet e tij.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING