Kronike
Nën efektin e alkoolit plagosi shokun në kokë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë
Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, te zona e njohur si Kthesa e Kamzës.
Mësohet se 17-vjeçari që mbeti i plagosur aksidentalisht nga shoku i tij po lufton për jetën në spital.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Berit Beker”. Nga hetimet paraprake rezulton se i riu, Rigers Sylaj, ka qenë duke i treguar armën shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht.
Për pasojë, 17-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, pasi plumbi e ka prekur në kokë. Ai u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, si edhe dy shtetas të tjerë, A. V., 20 vjeç, dhe H. H., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.