Connect with us

Politike

Nga vdekja vijnë, te vrasjet shkojnë/ Balliu për PS: Është pjesë e krimit, organizatë si e Escobar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka lëshuar akuza ndaj Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një forcë politike “të lindur për të vrarë” dhe si një “armik të shtetit shqiptar”. Në një intervistë me gazetarin Bled Marku, Balliu deklaroi se dhuna policore e ushtruar ndaj protestuesve nuk është e rastësishme, por pjesë e ADN-së së partisë në pushtet.

Duke iu referuar dhunës në protestë, Balliu identifikoi drejtuesit e policisë Neritan Proda dhe Sokol Bizhga si “ekzekutues” të urdhrave, ndërsa theksoi se “inskenuesi” i vërtetë është kryeministri Edi Rama.

Klevis Balliu: Tani fakti që janë po të njëjtët në pushtet, nuk ka pse të ishte ndryshe. Njësoj siç kanë dhunuar në atë kohë, ata dhunojnë edhe në këtë kohë. Duhet të kuptojmë që Partia Socialiste është një parti që ka lindur për të vrarë. Është lindur në 44-ën nga Popoviçi me qëllimin për të vrarë shqiptarë dhe për rreth 50 vite i kanë vrarë, i kanë torturuar. Më pas kur ranë nga pushteti, u rikthyen në 97-ën përsëri me vrasje dhe me atentate, me kriminelë dhe me armë si krimineli Zani Çaushi apo të tjerë. U rikthyen për të vrarë.

Janë e vetmja parti në histori të botës, nuk di të ketë ndonjë tjetër, që kanë bërë atentat deputetit të opozitës brenda sallës së parlamentit. Kujtoj këtu heroin e demokracisë Azem Hajdari dhe kur nuk arritën ta ekzekutonin në parlament, e ekzekutuan në selinë e Partisë Demokratike, me uniformat e policisë, nëpërmjet uniformave të policisë së asaj kohe, me shefat e policisë së asaj kohe, ekzekutuan liderin e opozitës, liderin e demokracisë Azem Hajdarin në seli. Dhe jo vetëm kaq, por kur u rikthyen përsëri në pushtet, herën e parë që morën bashkinë e Hasit, kërkuan që atentatorin e Azem Hajdarit në parlament ta bënin edhe qytetar nderi. Pra, në këtë aspekt Partia Socialiste është një parti e lindur për të vrarë, është një parti e krimit, për krimin, me krimin.

Kjo është historia dhe nuk e mohon dot askush. Të gjitha ngjarjet që unë përmenda janë një fakt historik i pakundërshtueshëm. Thënë kjo, ne shpeshherë i harrojmë këto, të bëjmë mirë mos t’i harrojmë se çfarë kemi përballë. Nuk kemi përballë parti, nuk kemi përballë një parti europiane që ndajnë mendime të ndryshme dhe hajde të diskutojmë. Por kemi përballë një armik të shtetit shqiptar, kemi përballë një armik të pluralizmit, kemi përballë një armik të drejtësisë, kemi përballë një armik të ligjit. Kemi përballë një armik të së mirës. Ndaj çdo masë duhet ndërmarrë për zhdukjen e kësaj partie. Të largosh, të fshish partinë socialiste është njësoj si të fshish çdo trafikant apo kriminel tjetër, pra si të fshish organizatën e Pablo Escobar.

Advertisement