Connect with us

Politike

Njohja e pensioneve/ Rama: Zvicra çon në parlament…

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria e Zvicrës ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, për njrohjen e pensioneve

Me anë të një postimi në Facebook Rama shkruan se marrëveshja synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

“Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.
Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane”, shkruan Rama.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA

LAJM I MIRË
Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z.Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj.
Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.
Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane

Politike

“Një mik që e respektoj shumë”/ Rama për mediat greke, komenti për Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë. Ai ka thënë për mediat greke se kryeministri i shtetit helen, Kyriakos Mitsotakis është një mik që e respektoj shumë.

“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, mësohet të ketë thë Rama pak para mbërritjes në Greqi.

Ai pohon gjithashtu se Mitsotakis kryeministri grek që më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg, Fredi Belerit.

“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thotë Rama.

Kryeministri do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama. Rama do të ketë edhe një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.

Veç fjalimeve, në ngjarje do ketë edhe pjesë spektakli, pasi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy. Pas Athinës Rama do të vijojë turin e takimeve me shqiptarët në mërgim në Milano, Londër dhe Duseldorf.

Continue Reading

Politike

‘Krenar për ju’/ Vizita në Athinë, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot takimin me emigrantë shqiptarë në Greqi. Takimi i shumë kritikuar në vendin fqinj, do të zhvillohet në orën 11:00.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetet sociale pak momente më parë me moton “Krenar për ju”, ndërsa bashkëngjitur është flamuri shqiptar dhe ai grek.

 

 

 

 

Continue Reading

Politike

“Do ta shoqërojnë rreth 150 persona”/ Rama sot në Athinë, media greke zbardh axhendën e takimeve

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë në Athinë, nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se takimi me emigrantët shqiptarë do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit të tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe do të shpërndahen broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina. Rama në llogarinë e tij personale në Facebook ftoi shqiptarët që ndodhen në Athinë apo pranë kryeqytetit grek të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi

 

 

Kryeministri në postimin e tij foli për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”. Ftesa shoqërohet me një pamje nga Akropoli dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Continue Reading

Politike

Berisha: Sot të rinjtë shqiptarë janë njerëzit më të përçmuar dhe më të nënvlerësuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, u shpreh se Tirana është bërë qyteti i ndaluar për të rinjtë e Shqipërisë.

‘Sot i riu dhe e reja shqiptare janë për fatin më të keq të kombit tonë, njerëzit më të përçmuar dhe më të nënvlerësuar’, tha kryedemokrati gjatë fjalës së tij.

Sali Berisha: Përshëndetjen më të përzemërt oratorëve fjalëzjarrtë që nga kjo platformë u përcjellin shqiptarëve në të katër anët e dheut të vërtetën e tyre të hidhur.

Të vërtetën që përjetojnë ata dhe kombi nën diktaturën, tiraninë e krimit, vjedhjes, drogës dhe mashtrimeve.

Miqtë e mi, sot i riu dhe e reja shqiptare janë për fatin më të keq të kombit tonë, njerëzit më të përçmuar, më të nënvlerësuar.

Janë njerëz pa fat në vendin e tyre dhe ata për shkak të një shpresëvrasësi që me politikat që ndjek ndaj tyre, politika kryekëput armiqësore, i detyron të emigrojnë, të largohen nga vendi njëlloj siç largohen bashkëmoshatarët e tyre nga Siria, që përjeton luftën civile.

Miqtë e mi, për një të ri është e pamundur në qoftë se prindërit e tij janë të varfër, dhe sot në shumicë të tillë janë, të ndjekë universitetin sepse së pari si një satër mbi të ardhmen e tij e pret mesatarja që Edi Rama në një akt armiqësor e rrit për t’i përjashtuar nga universitetet. Për t’u vrarë ëndrrën e tyre universitare.

Të tjerët i pret tarifa e tretë më e lartë në Europë, paçka se prindërit e tyre kanë të ardhurat më të ulëta në Europë.

Të tjerët i pret papunësia dhe çdo njëri prej tyre që ëndërron të ngrejë folën e jetës së tij në Tiranë, e ka të pamundur.

Tirana është sot qyteti i ndaluar për rininë shqiptare me çmimet stratosferike të banesave, më të shtrenjta se në Bruksel, se në Holandë dhe se në shumicën e vendeve të BE, ato nuk mund të blihen nga të rinjtë shqiptarë.

Ndaj dhe ata, pothuajse njëlloj si të rinjtë sirianë, largohen nga vendi i tyre me mijëra e mijëra, dhjetëra mijëra në vit.

Vetëm këto 10 vite, mbi 520 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

Shqipëria renditet e dyta për largimin e adoleshentëve, e të miturve që marrin rrugët e botës.

Continue Reading

Politike

Rama në Athinë/ Tabaku akuza qeverisë: Diasporën e kanë trajtuar si spektaktore

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e përdor takimin që pritet të ketë nesër me shqiptarët në Athinë për të rritur pikët e qeverisjes.

Sipas saj, qeveria e ka trajtuar diasporën si “spektatore” duke mos i garantuar të drejtën e votës.

“Diaspora jeton e punon me mendjen e zemrën në Shqipëri! Shqipëria nuk mund t’i falë vetes shndërrimin e diasporës në një mizanskenë teatri për të rritur pikët e atyre që diasporën e kanë trajtuar si spektatore.

Dhe kjo pasi në 3 mandate nuk ka siguruar as të drejtën bazë të votës së diasporës dhe përfaqësimit politik të saj. Në 12 vite qeverisje kemi parë lloj-lloj sajesash ministeriale por kurrë një ministri për diasporën. Arsyeja? Shpërfillja! Pa folur më tej për angazhime reale në draftimin dhe angazhimin në abetare dhe shkollim për fëmijët e shqiptarëve”- shkruan Tabaku.

Më tej, ajo shkruan se temë kryesore e takimit të nesërm duhet të jetë diskutimi sesi diaspora mund të kthehet të investojë në Shqipëri.

“Bashkëkombasit tanë meritojnë më shumë se sa një plate ku vëmendja nuk janë ato por kryeministri. Meritojnë një platformë ku ata janë në tavolinën e bashkëbisedimit dhe jo në karrigen e duartrokitësit.

Diaspora ka nevojë të diskutojë si mund të investojnë në Shqipëri, si vitet e tyre të sigurimit nuk kanë humbur po do marrin një pension të denjë si dhe çfarë roli ka dhe do ketë ajo në shtetin tonë, pasi kontributi diasporës historikisht ka qenë i çmuar! Aq sa duhet diskutuar realisht se si mund të kontribuojë për të gjallëruar ekonominë që nuk po rritet. Dhe janë mundësi të humbura prej 11 vitesh për debate të tilla dhe sot nuk mund të përdoret sakrifica e tyre si flamur elektoral.

Diaspora është shpirti dhe copa e dytë e zemrës së Shqipërisë që prej rilindjes ku kontributi saj ka qenë jetik për kombin tonë. Ndaj ajo është më e rendësishme se sa tallja dhe përdorimi politik!”- përfundoi deputetja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING