Thinking ...
Connect with us

Politike

“Nuk ka më rrezik për provat”/ Avokati Ndreca “urdhëron” lirimin e Veliajt

Avokati Plarent Ndreca deklaroi në studion e “Shqipëria Live” se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më arsye që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të vijojë të mbahet në paraburgim.

Duke komentuar vendimin e Kushtetueses, Ndreca tha se gjykatat nuk kanë arsyetuar në mënyrë të plotë mbi masën e sigurisë ndaj Veliajt, duke theksuar se duhej të merrej në konsideratë edhe statusi i tij si i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Sipas avokatit, ndërhyrja e mundshme në prova nuk mund të merret si një supozim, por duhet të mbështetet në fakte konkrete. Ndreca argumentoi gjithashtu se hetimi ka përfunduar prej rreth një viti dhe, në këto kushte, sipas tij, nuk ekziston më rreziku që Veliaj të mund të cenojë provat e çështjes.

“Prokuroria e ka përfunduar të gjithë procesin e saj dhe i ka të gjitha provat për të bindur gjykatën”, deklaroi Ndreca, duke shtuar se, nëse do të kishte arsye konkrete për një masë sigurie, ato duhet t’i paraqiteshin gjykatës dhe të mbështeteshin në prova.

Ndreca e cilësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një vlerësim të rëndësishëm edhe për raportin mes masës së sigurisë dhe statusit të Veliajt si i zgjedhur politik. Sipas tij, pikërisht mungesa e një arsyetimi të plotë nga gjykatat për këto elemente është një nga çështjet kryesore të evidentuara nga Kushtetuesja.

Advertisement