Connect with us

Bota

OBSH-ja reagon për pandeminë në Europë: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se izolimet kombëtare në Europë duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e Covid dhe se kontinenti është përsëri në “epiqendrën” e pandemisë.

“Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t’i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe per ekonomine”, – tha drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po miratojnë masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thoshte izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë.

Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë, paralajmëroi ai.

“Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit”, tha zyrtari i OBSH-së.

“Evropa është në epiqendrën e kësaj pandemie edhe një herë,” tha Kluge, duke treguar se nivelet e vdekshmërisë dhe shtrimet në spital gjithashtu po rriteshin.

OBSH-ja në Evropë përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë dhe vendet në Azinë Qendrore. Organizata tha se rajoni kishte kaluar “momentin historik prej 10 milionë rastesh me koronavirus” të enjten.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *