Aktualitet
“OBSH” jep alarmin: Nuk ka asnjë efekt në kurimin e pacientëve me Remdesivir, ndaj COVID-19.

Sipas një studimi Klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton, se trajtimi me Remedisivir nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm, në kurimin e një pacienti me Covid-19 ose gjatë shtrimit në spital.
Studimi analizoi efektin e remedisivir dhe tre ilaçeve të tjera në 11,266 pacientë në më shumë se 500 spitale në 30 vende, duke zbuluar se asnjë trajtim “nuk ul rrezikun nga vdekshmëria ose intubimi sipas Financial Times dhe Reuters.
Testet klinike janë ende në vazhdim. Zbulimi i OBSH-së nënkupton se ilaçi i vetëm që rrit shanset për të mbijetuar nga Covid-19 është deksametazoni, një steroid që merret nga goja dhe është i disponueshëm në të gjithë botën.
Shpresat tani janë përqendruar te antitrupat monoklonalë, dhe ilaçeve të tjera antiviralë.
Remdesivir u krijua fillimisht nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences si një ilaç kundër virusit Ebola. Është një nga ilaçet që ka përdorur edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Kompania kohët e fundit bëri një marrëveshje me BE-në për të furnizuar deri në 500,000 doza vendet europiane.

Aktualitet
EDICIONI I LAJMEVE DATA 16.08.2022
Aktualitet
Në pritje të shtatorit të ankthit EDITORIAL NGA ROLAND QAFOKU NTV.AL
Aktualitet
“Detyruan gjysmën e globit të vaksinohej” Nga Ilir Alimehmeti EDITORIAL NTV.AL
Aktualitet
Debat mbi lejimin e shamisë muslimane në shkollat e Kosovës

Pa Filtra, Për të mos u humbur intervista për debatin e lejimit të shamisë muslimane në shkolla e Kosovës.
Debati mbi lejimin e shamisë muslimane në shkollat e Kosovës solli kryeredaktorin e websitit www.foldrejt.com në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.
I ftuari i gazetarit Artur Nura, kolegu Imer Topanica tha se debati ka rreth 20 ditë që është bërë i madh dhe thjesht për interesa politike!
Topanica shtoi për teleshikuesit e emisionit Pa Filtra se duhen shmangur keqkuptimet botëkumtimore dhe të mos ngatërrohet Lindja me Perëndimin në një zgjedhje individuale të vajzave të Kosovës!
Toponica ju referua një sondazhi realizuar në Kosovë së fundi ku shumica absolute kish votuar pro lejimit të shamisë muslimane në shkolla, por ndërhyrjes së gazetarit Nura nëse ishte e vërtetë që shumica absolute në këtë sondazh ishte e gjinisë mashkullore? Topanica ju referua një sondazhi në Instagram ku 40% e votuesve kishin qenë vajza!
Topanica tha se raporti me fenë në Kosovë është i ndryshëm nga Shqipëria, por pa i qartësuar shkaqet dhe arsyet e këtyre diferencave të cilat janë padyshim historike dhe patriotike.
Për më shumë sugjerojmë që intervista të ndiqet e plotë në kanalin e Ntv Televizion në Youtube
Aktualitet
Zhduket 16-vjeçarja, babai bën denoncimin në polici

Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Babai i saj ka dhënë alarmin në polici.
Burime policore bëjnë me dije se ditën e sotme shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.
Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
Aktualitet15 hours ago
Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku
-
Kronike10 hours ago
Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinaj ndodhet në…
-
Pinknews12 hours ago
Dua pushimet në Shqipëri i shijon në këtë mënyrë
-
Bota10 hours ago
Boris Johnson shfaqet me pamje të ‘çuditshme’
-
Pinknews10 hours ago
Arta Nitaj përfshihet në disa skandale
-
Aktualitet17 hours ago
Këto shenja do kenë probleme në lidhjet romantike
-
Aktualitet17 hours ago
Demokracia e cunguar ka nevojë për angazhim elitar
-
Ekonomi16 hours ago
75% e familjeve në Shqipëri nuk mund të kursejnë