Connect with us

Bota

OKB thirrje Rusisë të ndalojë “deportimin me forcë” të fëmijëve ukrainas

Rusia duhet t’i japë fund transferimit me forcë të fëmijëve nga Ukraina dhe të japë informacione për ata që tashmë i ka marrë dhe t’i kthejë në shtëpi, tha një komitet i Kombeve të Bashkuara më 8 shkurt.Ukraina thotë se 20.000 fëmijë janë dërguar me forcë në Rusi që kur nisi lufta në shkurt të vitit 2022. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur këtë veprim si “gjenocid”. Rusia mohon akuzat.

Komiteti për të drejtat e fëmijëve i OKB-së, që është një panel prej 18 ekspertësh të pavarur, i bëri presion Rusisë për akuzat për dëbimin e fëmijëve gjatë një shqyrtimi të rregullt të të dhënave muajin e kaluar.Në konkluzionet e panelit, të publikuara të enjten, ekspertët i bënë thirrje Rusisë “që t’i japë fund transferimit me forcë apo dëbimit të fëmijëve nga territori i pushtuar ukrainas”.Rusia ka thënë se “vendosjet e fëmijëve të evakuuar janë të rregulluara, para së gjithash, me kërkesën dhe pëlqimin e tyre”.

Por, zëvendëskryetari i komitetit, Bragi Gudbrandsson, u tha gazetarëve se ekspertët kanë ardhur në përfundim se “ka dëshmi të transferimit me forcë të fëmijëve nga Ukraina për në Rusi”.“Ne nuk mund të themi se sa është numri i këtyre fëmijëve, por e dimë që janë shumë”, tha ai.Ekspertët i kërkuan Moskës “të ofrojë informacione lidhur me numrin e saktë të fëmijëve që janë marrë nga Ukraina dhe për vendndodhjen e secilit fëmijë”.

Komiteti, që monitoron Konventën për të drejtat e fëmijëve, po ashtu ngriti shqetësimin për raportimet se fëmijët ukrainas që banojnë edhe përkohësisht në Rusi “po iu hiqet shtetësia ukrainase në shkelje të të drejtave të tyre sipas konventës”.

Në këtë drejtim, ekspertët vunë në pah dekretin e nënshkruar muajin e kaluar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për t’iu dhënë shtetësi ruse fëmijëve të transferuar me forcë apo të dëbuar, sipas procedurave të thjeshtuara.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhërarrestim për Putinin në marsin e vitit 2023, për akuza për krime lufte, përkatësisht për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve.Akuza të ngjashme GJNP-ja ka ngritur edhe ndaj Maria Lvova-Belova, komsionares presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve.Rusia nuk është anëtare e GJNP-së dhe insiston se urdhërarrestimi ndaj Putinit është i pavlefshëm.

Bota

Hamasi lajmëroi se pranoi propozimin për armëpushim, Izraeli hedh poshtë deklaratën

Një zyrtar izraelit tha sot se nuk ishte rënë dakord për armëpushim në Gaza, pasi Hamasi deklaroi se kishte pranuar një propozim nga ndërmjetësit egjiptianë dhe nga Katari.

Zyrtari izraelit tha se propozimi që Hamasi kishte pranuar ishte një version “zbutur” i një propozimi egjiptian, i cili përfshinte përfundime që Izraeli nuk mund t’i pranonte.

“Ky duket të jetë një mashtrim që synon ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon një marrëveshje,” tha zyrtari izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti sipas Reuters.

Më herët, Hamasi tha në një deklaratë të shkurtër se shefi i saj, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se grupi e kishte pranuar propozimin e tyre për armëpushim.

 

 

Njoftimi i Hamasit për një marrëveshje erdhi disa orë pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e pjesëve të Rafahut, qytetit në skajin jugor të Gazës që ka shërbyer si strehë e fundit për rreth gjysmën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Continue Reading

Bota

Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore me Izraelin.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kryeministrit të Katarit dhe shefit të zbulimit të Egjiptit.

Këto dy shtete po ndërmjetësojnë prej disa muajsh bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit. Një zyrtar izraelit deklaroi që kjo është një lojë e Hamasit për ta bërë Izraelin të duket fajtor që nuk po pranon armëpushimin.

Continue Reading

Bota

Mini-busi përplaset me kamionin, raportohet për 8 të vdekur e 11 të plagosur

Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në Turqi, pranë lagjes Islahiye të Gaziantep ku tetë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjeetë janë plagosur.

Aksidenti ishte si rezultat i një përplasjeje kokë më kokë midis një kamioni-betoniere dhe një minibusi pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay pranë lokalitetit Agabey.

Identiteti i viktimave, si dhe informacioni i targës dhe drejtuesit të minibusit nuk janë konfirmuar ende. Shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë, xhandarmëri dhe zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.

Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë: “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”.

Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet. Duke qenë se kjo është një ngjarje në zhvillim, detaje të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

Continue Reading

Bota

33 vjeçari me i shëndoshë në Britani vdes prej peshës. Tremben të afermit se mos…

Burri më i shëndoshë në Britani ka vdekur papritur në moshën 33 vjeçare dhe u desh të ngrihej me vinç nga shtëpia e tij në Surrey, në jug të Londrës.

Tashmë të afërmit e Jason Holton tremben se nuk do të arrijnë t’i bëjnë një funeral të përshtatshëm pasi trupi i tij është tepër i madh.

Nëna e tronditur e Jason, Leisa thotë se po përpiqet të gjejë një krematorium për të birin.

“Do të na kushtonte shumë nëse do të varrosej dhe unë nuk kam para, do të kishte nevojë për hapësirë sa për dy varre. Do të më marrë malli shumë, unë e doja shumë”, tha Leisa.

33 vjeçari Jason, vdiq javës që shkoi nga dështimi i papritur i disa organeve dhe nga obesiteti.

55 vjeçarja Leisa, qëndroi pranë tij në spitalin Royal Surrey, Guildford, ku ai u transferua me ambulancë të veçantë dhe me ndihmën e gjashtë zjarrfikësve.

Ajo tha: “Kemi telefonuar disa shtëpi funerali dhe ato na kanë pyetur për përmasat e Jason por shqetësimi i është pesha pasi nuk mund të hyjë në makinën e funeralit”.

Jason u bë burri më i shëndoshë në Britani kur pararendësi Carl Thompson vdiq në vitin 2015.

Ai kishte nisur të shtonte në peshë kur ishte adoleshent pas vdekjes së të atit.

Leisa tregon se Jason ishte sëmurur disa herë prej mbipeshës së tij: “Mendoj se vdekja i erdhi nga ndalimi veshkave që i kishin dëmtuar dhe zemrën. Deri në fund ai ishte i shqetësuar për mua, nëse do të isha mirë. Ishte një njeri i shkëlqyeshëm, i dashur e i kujdesur”, tha gruaja, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Continue Reading

Bota

E trishtë/ Vdes piloti i njohur i akrobacive pas përplasjes në ajër me shkabën

Piloti i akrobacive ajrore Olivier Masurel ka humbur jetën tragjikisht në Spanjë kur një shkabë u përplas në xhamin e përparmë të avionit të tij, një vit pasi ai ishte kurorëzuar kampion i fluturimeve aerobatike në Spanjë.

Përplasja e tmerrshme ndodhi dje teksa ai kthehej për ulje në një aeroport në Madrid, pasi kishte marrë pjesë në spektaklin ajror në San Javier.

Avioni i shkatërruar i 42-vjeçarit franko-spanjoll shihej në imazhe të shpërndara nga zjarrfikësit vendas, të cilët thanë se kishte shpërthyer në flakë pas rënies.

Një zëdhënës tha: “Zjarrfikësit e Alcazar de San Juan shkuan pas njoftimit të një avioni të rrëzuar në autostradën  CM-3012. Në të gjendej vetëm piloti që humbi jetën për shpërthimit të flakëve në mjetin ajror”.

Shfaqja ajrore e San Javier postonte një foto të Oliver dhe i bënte homazhe në një deklaratë: “Jemi të trishtuar për lajmin e aksidentit të rëndë të pjesëmarrësit të shfaqjeve tona Olivier Masurel. Një shpend ishte përplasur me kabinën e tij dhe ai humbi jetën. Jemi pranë miqve e familjarëve të tij në këtë humbje.”

“Pasioni i Olivier ishte fluturimi dhe ky aksident fatal i kushtoi jetën. Fluturo lart Olivier”, shtonin organizatoret.

Bashkëpiloti i Olivier, Jim Bourke, i bënte homazhe atij duke kujtuar kohën së bashku: “Të gjithë ata që të njihnin janë zemërthyer pasi nuk ka shumë nejrëz në botë që habisin në ajër siç bëje ti. Mendoj për  kujtimet e bukura me ty dhe fotot zbavitëse që kemi së bashku në ajër”.

Organizatorët e shfaqjes ajrore vlerësonin performancën e Olivier para vdekjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING