Moti
Parashikimi i motit, e premte 30 tetor 2020
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet malore në formë shtrëngatash.
Më pas moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites dhe ato të mbrëmjes hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/20 | Shi diell |
| Kukës | 9/14 | Shi diell |
| Lezhë | 13/20 | Shi diell |
| Dibër | 8/12 | Shi diell |
| Durrës | 14/20 | Shi diell |
| Tiranë | 13/21 | Shi diell |
| Elbasan | 14/22 | Shi diell |
| Berat | 10/21 | Shi diell |
| Vlorë | 11/21 | Shi diell |
| Korçë | 8/15 | Shi diell |
| Gjirokastër | 7/19 | Shi diell |
| Sarandë | 12/21 | Shi diell |