Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Pas denoncimit në rrjet, nënë Liliana shtrohet në QSUT

Rasti i nënë Lilianës nga Elbasani, i bërë publik ditët e fundit në rrjetet sociale, ka marrë zgjidhje institucionale. E moshuara, e cila kishte një plagë në syrin e majtë të shkaktuar nga një sëmundje, ka nisur trajtimin në Spitalin Onkologjik të QSUT-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila tha se Shërbimi Social Shtetëror dhe QSUT janë koordinuar për transportin dhe hospitalizimin e pacientes në Tiranë.

Sipas ministres, nënë Liliana do të qëndrojë në spital gjatë periudhës së trajtimit, në përputhje me vlerësimin dhe planin e përcaktuar nga mjekët. Qëllimi është që ajo të mos ketë nevojë të udhëtojë çdo ditë nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Ministrja Spahiu theksoi se pacientët nuk duhet të mbeten pa kujdes për shkak të pamundësive ekonomike apo sociale, ndërsa rasti i nënë Lilianës do të vijojë të ndiqet përgjatë gjithë periudhës së trajtimit.

Advertisement