Connect with us

Politike

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të grupit, ku u miratua nisma në “mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës së Shqipërisë”.

Sipas PD-së, ky hap është “një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e institucioneve dhe integritetit të Kushtetutës”.

Në të njëjtën mbledhje, demokratët miratuan edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për “parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 majit 2025”, siç e cilëson opozita procesin e fundit zgjedhor.

Më herët gjatë ditës, kryetari i PD-së Sali Berisha paralajmëroi publikisht mocionin ndaj presidentit Begaj, duke deklaruar se “opozita po vepron për të mbrojtur Presidencën nga kapja politike dhe shkeljet e rënda të Kushtetutës”.

Kjo është hera e parë që opozita nxit një procedurë të tillë ndaj një presidenti në detyrë pas vitit 2019, kur mazhoranca socialiste ndoqi një proces të ngjashëm ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Advertisement