Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Përplasje e fortë në rrjet/ Gjergj Luca ironizon Berishën: Doktori im…

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar me ironi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kritikave të këtij të fundit në rrjetet sociale lidhur me biznesin e ri  të inauguruar nga Luca

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luca iu drejtua Berishës me tone ironike, duke thënë se në Fier tashmë nuk do të jetë vetëm Gazment Bardhi “demokrati” i vetëm, pasi sipas tij edhe ai do të rreshtohet në krah të tij.

“Doktor, tani e tutje në Fier nuk është Gaz Bardhi i vetmi demokrat, tani e tutje buzë më buzë me Gazin jam edhe unë…”, shkroi Luca.

Në vijim të reagimit, biznesmeni vijoi me thumbimet ndaj Berishës, duke e cilësuar veten si një “dorë të vjetër” dhe duke iu referuar me ironi asaj që ai e quan “intriga bolshevike”.

“Ashtu si ty jam dorë e vjetër, o doktori im, që nuk hoqe dorë nga intrigat bolshevike!”, përfundoi Luca.

Reagimi i biznesmenit vjen pas përplasjes publike me Berishën, e cila u zhvillua përmes postimeve në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjergj Luca (@gjergj_luca_rozafa)

Advertisement