Kronike
Përplasje e frikshme/ Makina godet monopatinën, plagoset rëndë drejtuesi
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Bulevardin e Ri në Vlorë, në afërsi të gjimnazit “Halim Xhelo”. Mësohet se, një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e kësaj të fundit.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bllokuar segmentin rrugor ku ndodhi përplasja për të kryer veprimet hetimore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Kjo pjesë e bulevardit ushtronte funksionin me një korsi kalimi më herët, por së fundmi është përshtatur me dy korsi për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të shmangur trafikun e rënduar në qytet. Autoritetet policore pritet të nxjerrin një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe dinamikën e ngjarjes.