Connect with us

Kronike

Përplasje mes dy mjeteve lundruese për shkak të shpejtësisë, disa të plagosur

Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin e Komanit, ku si pasojë e përplasjes disa persona kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit po transportohen në drejtim të Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa distanca dhe terreni i vështirë e bëjnë të vështirë transportimin e tyre.

Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët po kontribuojnë në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore

Gjendja shëndetësore e të lënduarve raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.

Advertisement