Connect with us

Bota

PLAGOSJA NE ATHINE, ARRESTOHEN DY SHQIPTARE

Dy shqiptarë dhe një grek u arrestuan nga policia greke pas një sulmi me armë që ndodhi në qendër të Athinës. Ngjarja ndodhi në zonën e Patision në Athinë, ku autorët, me fytyrat të mbuluara me maska, ndërsa në kokë mbanin kapele të zeza, hynë në një dyqan telefonash celularë në pronësi të një shtetasi me origjinë pakistaneze.

Para se biznesmeni të reagonte, ata e qëlluan në të dyja këmbët dhe më pas u larguan me një automjet ku i priste një bashkëpunëtor.

Në afërsi të vendit të ngjarjes ndodhej një patrullë e njësisë DIAS të policisë greke. Efektivët ndërhynë menjëherë: një grup i dha ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa grupi tjetër nisi kërkimet në zonë.

Pak më vonë, policia lokalizoi automjetin e autorëve dhe nisi një ndjekje që përfundoi pranë aksit të Kifisos. Gjatë arratisë, të dyshuarit hodhën armën në rrugën Nirvana.

Hetuesit vlerësojnë se plagosja në këmbë mund të ketë pasur karakter paralajmërues dhe jo qëllim eliminimin fizik të viktimës. Autoritetet po hetojnë gjithashtu mundësinë që sulmi të lidhet me çështje të trafikut të drogës, ose gjobëvënies.

Sipas mediave greke, mes të arrestuarve ndodhet edhe një person që ishte përfshirë në një ngjarje të rëndë në vitin 2022 në Kifisia. Atëherë, ai ishte akuzuar se kishte goditur me thikë 16 herë biznesmenin Giannis Markou pas një konflikti në radhë pranë një lokali sanduiçesh. Hetimet e Policisë Helenike vazhdojnë për të identifikuar autorin e katërt, si dhe motivet e sulmit të armatosur në Patisia.

Midis të arrestuarve është një person që kishte qenë shumë shqetësues për autoritetet në vitin 2022, kur u akuzua për sulmin e përgjakshëm ndaj biznesmenit Yannis Markos në Kifissia.

Sipas dosjes hetimore, sherri nisi për radhën e pritjes në një dyqan sanduiçësh dhe precipitoi. i riu goditi biznesmenin 16 herë me thikë.

Ai kishte pohuar në atë kohë se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se kishte reaguar sepse besonte se biznesmeni ishte i armatosur.

 

Advertisement