Connect with us

Pinknews

“Po kuçkë, po të dëgjojmë”/ Ish deputeti i tronditur nga gjuha e fermeres kundër moderatores

Gjatë transmetimit të spektaklit, konkurrentja e Ferma VIP 3, Fabiola Elezaj iu drejtua prezantueses së programit Arbana Osmani me fjalën kuçkë.

Videot e atij momenti janë bërë virale dhe të shumtë janë personazhet që kanë reaguar.

Petrit Vasili ish deputet dhe ish ministër, i cili duket se ndjek me përkushtim zhvillimet e reality show-ve shpërtheu i alarmuar në rrjete sociale: “Çfarë turpi, çfare niveli mizerabel i konkurrentëve në Ferma Vip 3“.

Si është e mundur që dikush me një gjuhë të tillë konsiderohet “VIP”, njësoj si edhe Mimoza Ahmeti, me dekada kontribut në letërsi dhe botime në Europë”, pyet Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Çfare turpi, çfare niveli mizerabel i konkurenteve ne Ferma Vip 3.

Shihni me çfare gjuhe te neveritshme i drejtohet kjo konkurente te mirenjohures Arbana Osmani.

S’kane faj jooo, sepse Vip konsiderohet edhe kjo qe flet me kete gjuhe ordinere dhe s’e njeh kush, edhe Mimoza Ahmetdi, qe eshte shkrimtare prej 40 vjetesh dhe librat i botohen ne Europe.

Advertisement