Pinknews
Prapaskenat e festivalit në New York/ Xhensila dhe linjat e saj të përkryera
Xhensila Myrtezaj vazhdon të mbetet një prej artisteve më të dashura dhe më të komentuara në mediat rozë.
Këngëtarja di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut, qoftë me projektet muzikore apo me paraqitjet e saj plot stil.
Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit një seri fotografish nga prapaskenat e një festivali ku mori pjesë në New York City.
Artistja u shfaq mjaft elegante dhe moderne, duke reflektuar vetëbesim dhe stil unik në çdo paraqitje.
Xhensila kishte zgjedhur një veshje të veçantë dhe mjaft të komentuar, të përbërë nga një bluzë me simbolin e kryqit, e cila i dha pamjes një prekje artistike dhe të guximshme. Ajo e kombinoi këtë stil me një palë xhinse me detaje interesante dizajni, duke krijuar një paraqitje moderne dhe trendi.
Këngëtarja vuri në pah linjat e saj trupore perfekte, ndërsa barku i saj i tonifikuar tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave. Megjithatë, përtej stilit dhe paraqitjes fizike, ishte bukuria e saj dhe shkëlqimi në fytyrë ajo që binte më së shumti në sy në fotografitë e publikuara.