Connect with us

Politike

Protesta e 8 majit/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për largimin e tij

“Do ta shtrojmë në këtë mënyrë. Edi Rama, pasi shkelmoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, çdo vendim tjetër, de facto i vuri çelësat drejtësisë. Dëshmoi se për atë nuk ka asnjë interes tjetër përveç pushtetit dhe karriges së tij. Unë besoj se ju nuk prisni që gjykatës dhe prokurorë të dalin rrugëve të protestojnë ndaj akteve të Edi Ramës. Nuk prisni gjithashtu që komuniteti ndërkombëtar të sjellë polici apo ushtri për të larguar Edi Ramën pse ai nuk dëgjoi deklaratat e tyre.

Kjo do të thotë që ne të protestojmë, të protestojmë, të protestojmë në mënyrë të vazhdueshme. Të gjithë ata që e konsiderojnë jetike për vendin votën e lirë, që konsiderojnë jetike për vendin funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndarjen e pushteteve, duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë të protestojnë kundër këtij regjimi gjer në largimin e tij. Ndaj dhe ne qëndrojmë në këmbë. Qëndrojmë dëshmitarë së pari se nuk mposhtemi nga Edi Rama. Qëndrojmë dëshmitarë së dyti se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim dhe do bëjmë gjithçka për largimin e tij,” tha Berisha.

Advertisement