Politike
Protesta në Zvërnec/ Arlind Qori: Gangsterët me të zeza rrëmbejnë dhe rrahin një qytetar
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori e ka quajtur të papranueshëm faktin që Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë, ndërsa aktivistët janë tërhequr zvarrë nga rojet private të kompanisë që po ndërton në Nartë.
Në videon e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, shihet teksa protestuesi tërhiqet zvarrë brenda perimetrit të rrethuar nga dy persona me maska dhe kapele, ndërkohë që forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë, por kanë qëndruar me skafandra në hyrje të rrethimit.
“Kjo është skandaloze, nuk ka ndodhur kurrë që gangsterët të rrëmbejnë një person dhe policia të mos bëjë asgjë. Jemi të revoltuar. Kërkojmë lirimin menjëherë. Gangsterë të veshur me të zeza, polici private kanë rrëmbyer një qytetar të Zvërnecit dhe policia nuk e vendos ujin në zjarr, po mbron gangsterët nga qytetarët” tha Qori.
Postimi i Plotë:
Gangsterët me të zeza rrëmbejnë dhe rrahin një qytetar nga Zvërneci. Policia e Shtetit fryn sytë.