Connect with us

Aktualitet

Protesta për UÇK në Tiranë/ Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Gjykata e Hagës politike dhe e njëanshme!

Në prag të protestës për UÇK, e cila do të mbahet ditën e premte në kryeqytet, është mbajtur sot në Tiranë një konferencë nga Organizata e Veteranëve të Luftës. Në konferencën për mediat, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur se protesta është kombëtare. Gucati hodhi akuza në drejtim të Gjykatës së Hagës, duke e quajtur politike dhe të njëanshme që përndjek vetëm anëtarët e UÇK-së.

“Ne kemi bërë një protestë në datën 7 gusht në Kosovë. Ne e kemi zjgjdhur protestën në Shqipëri, pasi jemi një komb dhe një gjak, një flamur. Arsyeja që ne kemi thirrur protestën gjithëkombëtare në Shqipëri, është se Adem Jashari dhe celulat e para të UCK, që ishin në shtetin tonë, se unë e konsideroj shtetin tim, gjetën strehën këtu, ku punuan për ta çliruar Kosovën nga hordhitë serbe. Kështu që unë iu falënderoj për angazhimin që do të merrni në 17 tetor, për të protestuar ashtu si na ka hije. Protesta ka karakter gjithëkombëtar. Ne kërkojmë drejtësi dhe jo politikë. Ajo gjykatë është politike, selektive e njëanshme dhe përndjek vetëm anëtarët e UÇK-së. Ajo gjykatë ka devijuar nga rruga. Arsyeja është e thjeshtë, flitet për një shtëpi të verdhë në Shqipëri. Ndoshta shtëpia e verdhë ekziston si objekt, por jo si spital ushtarak i kohës. Këto janë gënjeshtrat e Dick Martit, që është financuar nga Serbia dhe Rusia”, tha kreu i OVL-së Hysni Gucati.

Ndërkohë, ditën e djeshme, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndau dhe detaje rreth protestës. Ai zbuloi se do të mbahen fjalime nga kryeministri Edi Rama, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Advertisement