Connect with us

Politike

Protestuesit nuk po lodhen, qeveria po lodhet/ Mërtiri: Ramën e mban në pushtet Berisha

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri e cilësoi protestën e qytetarëve si në shtator do të ketë fazë të re të saj, sepse do të kthehen studentët dhe qytetarët.

Ai u shpreh se kjo qeveri nuk jeton pa skandale dhe ato do ta lodhin atë.

“Për mua është faza e rezistencës, duhet të qëndrojnë. Në shtator do të ketë fazë tjetër se do të kthehen studentët, qytetarët nëpër punëra, nuk do të jetë vapë dhe një valë e re masiviteti do të kthehet.

Kjo qeveri nuk jeton pa skandale. Kur qytetarët qëndrojnë në shesh loja me qeverinë është kush lodhet më shumë. Protestuesit nuk po lodhen, qeveria po lodhet, sepse do ta lodhin skandalet. Edi Ramën e mban Sali Berisha në pushtet. Sepse ai thotë ja ika unë po kush do të vijë. Dhe me Ramën Doktori mban veten”- tha Mërtiri.

Advertisement