Aktualitet
Pse disa njerëz pickohen nga mushkonjat, disa të tjerë jo
Ka dy lloje njerëzit gjatë stinës së verës: Ata që pickohen vazhdimisht nga mushkonjat dhe të tjerë që duket se nuk janë shënjestër e tyre. Tani (pak a shumë) do mësoni pse ndodh kështu.
Ekzistojnë më shumë se 3500 lloje mushkonjash, vetëm disa prej të cilave kafshojnë njerëzit. Dhe janë vetëm mushkonjat femra ato që kafshojnë – pasi kanë nevojë për gjak si burim proteinash për vezët e tyre.
Mushkonjat shpojnë lëkurën e “viktimës” së tyre të zgjedhur duke rezultuar në një pickim që mund të fryhet, të shkaktojë kruarje dhe në raste më të rralla, të shkaktojë edhe sëmundje serioze.
“Pse unë?”
Dr. Jagdish Khubchandani, profesor i shëndetit publik në Universitetin Shtetëror të Neë Mexico-s, thotë se:
“Arsyet pse mushkonjat tërhiqen nga njerëzit janë diskutuar në disa studime. Këto studime kanë diskutuar erën e trupit, ngjyrën e trupit, temperaturën dhe strukturën e lëkurës, mikrobet që jetojnë në lëkurë, statusin e shtatzënisë, dioksidin e karbonit të nxjerrë nga njerëzit, alkoolin dhe llojin e dietës. Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se gratë shtatzëna, njerëzit me temperaturë të lartë trupore dhe djersë, prani të ndryshme të mikrobeve të lëkurës dhe ata me lëkurë më të errët mund të jenë më të ndjeshëm.”
Por përgjigja nuk është tërësisht e sigurt – kimikatet që tërheqin disa lloje mushkonjash, nuk tërhiqnin disa lloje të tjera. Dhe njerëzit prodhojnë mijëra kimikate të ndryshme, kështu që nuk është e lehtë të zbulosh se cilat prej tyre ndikojnë në sjelljen e mushkonjave.
Grupi i gjakut
Studime rreth grupit të gjakut dhe pickimit të mushkonjave tregojnë se ata me grup gjaku A – kanë më pak gjasa të jenë pre e mushkonjave. Por, kemi një lajm të keq për ata me grup gjaku 0. Duket se ky grup njerëzish është më tërheqësi për mushkonjat.
Pra, nëse jeni një nga ata njerëz me të cilët mushkonjat pëlqejnë të festojnë, shkencëtarët ende nuk mund t’ju thonë saktësisht pse. Ndoshta ju lëshoni më shumë CO2, nxehtësi ose acid laktik, jeni të grupit të gjakut O ose keni llojin “e gabuar” të baktereve në mikrobiomën tuaj.
Aktualitet
Kosova | Lajmet më të fundit – NTV.AL
Aktualitet
Blerja e pushtetit/ Me llokma Shqipërie – Shkrim nga Andi Bushati
Dy mediave serioze në vendet e tyre, L’Espresso në Itali dhe New York Times, duke hetuar dyshimet për veprime okulte përgjatë fushatave elektorale, u ka dalë përpara Edi Rama. E përjavshmja e së majtës italiane, i ka kushtuar investigimin që zë dhe ballinën e revistës me titullin “Giorgia, mbreteresha e Shqipërisë”, marëveshjes për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër. I gjithë sfondi i shkrimit, me shpenzime dhe shifra të detajuara, tregon se si qëllimi këtij pakti me kosto mbi 100 milionë euro është që në territorret shqiptare, të cilat Rama i ka kaluar nën sovranitetin italian, të ngrihet flamuri tre ngjyrësh i fqinjëve tanë përpara zgjedhjeve evropiane të fillim të qershorit.
Aktualitet
Gjendet vendndodhja e Vis Martinajt? Shokon eksperti i sigurisë: Ka bërë operacione
Ervis Martinaj është një nga personazhet më të diskutuar në vend, për shkak se vijon që të jetë i zhdukur, edhe pse për të ka shumë hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se Martinaj mund të jetë gjallë, përderisa nuk është gjendur një kufomë. Eksperti shton më tej se ai edhe mund ti jetë nënshtruar operacioneve plastike.
”Mund të ketë bërë edhe operacione plastike. Ndoshta të gjitha palët mund të jenë të interesuar që mos ta gjejnë. Nuk është se grupi i tij apo strukturat e tij mungojnë. Nëse do të depërtoj policia mund të kemi të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Për aq kohë sa nuk ka kufomë ai është gjallë”.
Aktualitet
OSHEE, propozon rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës, propozon 3 fasha
OSHEE propozon rritjen e çmimit për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri, por edhe për ato që kanë pastiçeri e kafe.
Propozimi për dy fashat e reja të energjisë për furrat e bukës që kanë zgjeruar aktivitetitn u bë në tryezën e diskutimit me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.
Drejtori i OSHEE Enea Karakaçi bëri të ditur se për furrat që prodhojnë vetëm bukë do të mbetet çmimi aktual 7.6 lekë/kwh, ndërsa rritet me 9.5 lekë kilovati për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri dhe 12 lekë kilovati për furrat e bukës që kanë pastiçeri e kafe.
Letra e dakordësisë me shoqatën do t’i dërgohet për miratim Entit Rregullator te Energjisë dhe më pas të zbatohen tarifat e reja në terren.
Aktualitet
Zyrtari i lartë amerikan për narkotikët vjen në Tiranë, ja takimet që do të zhvillojë
Zyrtari i lartë Amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Todd D. Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars bën me dije departamenti i Shtetit Amerikan.
Ai pritet që të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe me përfaqësues të organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë.
Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
-
Pinknews7 hours ago
“O i pafytyrë mos më bëj gangon mua”/ Përleshje fizike mes Julit dhe Romeos
-
Pinknews11 hours ago
Agravon debati/ Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos (PAMJET)
-
Kronike7 hours ago
E rëndë/ 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit
-
Aktualitet8 hours ago
Gjendet vendndodhja e Vis Martinajt? Shokon eksperti i sigurisë: Ka bërë operacione
-
Kosova12 hours ago
Çështja e dinarit/ Osmani: Është arritur dakordësi për një pjesë të propozimit amerikan
-
Pinknews10 hours ago
“Nëna më ka fshirë numrin…”/ Familjarët kundër lidhjes së Bardhit me Sarën
-
Pinknews12 hours ago
“I paedukatë, flet për moralin dhe…”/ Romeo shpërthen keq ndaj Julit, aktori i përmend karrierën banorit
-
Kronike12 hours ago
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, çfarë vendosi gjykata për dëshmitarët