Connect with us

Aktualitet

Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi me aq mund e për një kohë të gjatë, ndërsa harrojmë ta sigurojmë atë.

Sigurimi i shtëpisë mundëson që për humbjet të shkaktuara nga dëmtime të ndryshme t’ju kompensohen humbjet financiare dhe prona juaj të kthehet në gjendjen para ngjarjes.

Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj rreziqeve që sjellin ndryshimet klimatike por edhe një zonë me aktivitet të lartë sizmik ndaj Sigurimi i Shtëpisë është një nevojë e domosdosshme.

Sigurimi i Shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi:

MBULIMIN E BANESËS: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, sipas percaktimeve ligjore;

MBULIMIN E PASURIVE PERSONALE: Mobilje, orendi, pajisje…

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet?

Zjarri

Rrufeja

Eksplzioni aksidental që shkakton zjarr në pronë

Tërmeti;

Përmbytja, shirat, breshëri;

Rrjedhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;

Vjedhja me thyerje te masave mbrojtese;

Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

A është një policë sigurimi e shtëpisë më e lirë, më e mirë?

Kur vjen fjala për blerjen e sigurimit të shtëpisë, a duhet të zgjidhni cilëndo kompani që ju del përpara me çmimin më të ulët të sigurimit të shtëpisë?

Kur ne shkojmë në një dyqan rrobash, është e lehtë të krahasojmë ndërmjet një trikoje kashmiri kundrejt një trikoje me poliestër, por si mund t’i krahasojmë policat e sigurimit me cilësi të lartë, veçanëriht kur ka kaq shumë kompani që ofrojnë sigurimin e shtëpisë nga të cilat ju mund të zgjidhni?

Kosto mesatare e sigurimit të shtëpisë në Shqipëri është 1 euro për metër katror në vit. Por për të kuptuar se si të zgjidhni sigurimin e një cilësie të lartë dhe një police me çmim të mirë, më poshtë do të gjeni shpjegimin se si funksionon sigurimi i shtëpisë dhe se çfarë do të merrni në këmbim të asaj që jeni duke paguar për sigurimin e shtëpisë tuaj.

Çfarë e bën një policë sigurimi unike për ju?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë mund të variojë në mënyrë të konsiderueshme, në varësi të faktorëve të tillë si gjendja e shtëpisë dhe vendndodhja, pjesa e zbritshme e policës, rreziqet e mbuluara që mund t’ju nevojiten

Tre faktorët kryesorë që ndikojnë koston e primeve të sigurimit të shtëpisë:

Kushtet e motit dhe nëntokës në qytetin tuaj. Qytetet me risk më të madh të katastrofave natyrore përgjithësisht kanë prime më të larta.

Materialet me të cilat është ndërtuar shtëpia juaj. Sa më shumë shanse që të ketë shembja apo dëmtimi i shtëpisë suaj nga katastrofat natyrore aq më i lartë do të jetë primi i sigurimit të shtëpisë suaj. Kjo merr në llogari çdo gjë nga materialet e përdorura, për shembull, për çatinë, dhe deri tek forma e çatisë suaj.

Historia e humbjeve në zonën ku ju jetoni. Duke qenë se sigurimi i shtëpisë mbulon gjithashtu edhe gjërat që ju keni në zotërim, mundësia që gjërat tuaja të vidhen do të përcaktojnë gjithashtu edhe riskun tuaj.

Disa aspekte të minimizimit të riskut:

Nëse ju keni sistem mbrojtje ndaj zjarrit, alarm zjarri, ose alarm për hyrje të paautorizuar në shtëpi, këto mund të shërbejnë si një mënyrë për ulje çmimi pasi tregon se ju si pronar kërkoni që të ruani sigurinë e shtëpisë suaj dhe kështu ju paraqisni një risk më të ulët për kompaninë e sigurimit.

Historia e dëmeve: Nëse ju keni pasur dëme në të shkuarën, zakonisht çmimi juaj do të rritet përveç pjesës së zbritshme ose nëse ajo që ka ndodhur është menaxhuar nën kontrollin tuaj.

A jeni gati për të blerë?

Gjatë krahasimit të çmimeve të sigurimit të shtëpisë, krahasoni çdo policë në detaje përpara marrjes së një vendimi, duke përfshirë pjesën e zbritshme, shtesat, apo limitet e mbulimit.

Sigurisht, çmimi është i rëndësishëm, por nuk ia vlen që të blini një policë të lirë që nuk ju fal paqe mendore dhe garanci financiare.

PSE SIGAL UNIQA?

  • Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej 25 vjetësh
  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”
  • E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj
  • Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet
  • Mundësi e blerjes online të sigurimit

ZGJIDH ONLINE një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ofron SIGAL UNIQA me vetëm një klik https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Për të marrë një ofertë, shkruani tani në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING