Connect with us

Pinknews

Publikohen foto, ja sa ka ndryshuar Santiana e “BBV Kosova” gjatë viteve

Santiana Maloku, e njohur për publikun si banorja luftarake dhe shpesh e diskutuar e “Big Brother VIP Kosova”, është duke marrë vëmendje të re në rrjetet sociale, kësaj here për shkak të disa fotografi të rralla nga e kaluara e saj që janë rizbuluar nga fansat dhe janë shpërndarë gjerësisht online.

E ardhur nga Gjakova, Santiana fitoi zemrat e shikuesve kur u shfaq si një nga modelet në spektaklin televiziv “She’s on Top”, në Shqipëri.

Por, ajo që po tërheq vëmendjen momentalisht janë disa foto të vjetra që tregojnë një transformim në pamje nëpër vite të Santianës.

Santiana Maloku (Foto: Instagram)

Imazhet në fjalë tregojnë një ndryshim të dukshëm të bukuroshes së BBVK – nga stili dhe look-u i saj i viteve të hershme deri te prezantimi i sotëm që e ka bërë një figurë të njohur në ekranet e Kosovës.

Ndryshimet janë të dukshme dhe po shërbejnë si kujtim të rrugëtimit të saj personal dhe profesional, dhe si pasqyrë e asaj se sa shumë një personazh mund të transformohet përgjatë viteve.

Santiana Maloku (Foto: Instagram)

Fansat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të shpejtë për të komentuar, shprehur habinë dhe admirimin për Santianën, dhe për të dhënë mbështetjen e tyre për evolucionin e saj.

Ndonëse reagimet në rrjet kanë qenë të ndryshme, nga përkrahja tek spekulimet, një gjë është e qartë: Santiana Maloku ka qenë dhe mbetet një nga personalitetet më të komentuara të shtëpisë së famshme.

Santiana Maloku (Foto: Instagram)

Nga modele në “She’s on Top” deri te aventura e saj në “Big Brother VIP Kosova”, ajo ka treguar se është më shumë se vetëm një fytyrë e bukur; ajo është një grua me karakter të fortë dhe me një histori që tregon për ndryshim dhe rritje personale.

Pinknews

Këngëtarja shqiptare tregon format e palestruara nga Maldivet

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonaj ka ‘tronditur’ rrjetin me disa fotografi në Maldive.

Ajo është shfaqur në plazh, duke shijuar diellin dhe ujin e kristaltë me pamje piktoreske.

Këngëtarja ka krijuar një kolazh me foto me momentet më unike të këtyre pushimeve, të cilat i ka ndarë me 319 mijë ndjekës në Instagram.

FOTOT: Këngëtarja shqiptare tregon format e palestruara nga Maldivet

 

Continue Reading

Pinknews

Kejvina Kthella përsëri në bikini, provokon nga Meksika

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, po shijon disa ditë pushimi.

Si destinacion të këtyre pushimeve bukuroshja e famshme ka zgjedhur Meksikën.

Biondja me këtë rast nuk ka munguar me postime të ndryshme, e në disa raste edhe provokuese.

E tillë është shfaqur edhe në imazhin e fundit, ku ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në bikini.

Kejvina ndërkohë kohëve të fundit ka qenë më e tërhequr nga mediat e rrjetet sociale.

FOTOT: Kejvina Kthella përsëri në bikini, provokon nga Meksika

 

Continue Reading

Pinknews

‘Ti vetëm m** di të bësh’/ Egla shërohet dhe nis menjëherë sulmet ndaj Romeos

Vijojnë debatet mes Eglës dhe Romeos. Dyshja kanë debatuar me tone të ashpra teksa ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë, në prani dhe të disa prej banorëve.

Romeo tha se ajo ka aleancë me Julin, ndërsa Egla i tha se kjo nuk është e vërtetë.

“O aleanca, zogu, shife xhaxhin këtu! Të të shpjegoj atë dorën tënde? Më tha se do kishte bërë të njëjtin veprim dhe më dha dorën. Ku është aleanca?”, i tha Egla.

“Ju tradhtoi trupi të dyve… ai ishte i gëzuar. Jeni aleat të dy me njëri-tjetrin”, tha Romeo.

 

 

Egla: O zog i vogël!

Romeo: Epo ky zogu vogël të mban në ajër

Egla: Unë të bëj një bajgë të madhe!

Romeo: Vetëm atë di të bësh. Vetëm m** di të bësh ti…. di të bësh gjë tjetër?

Continue Reading

Pinknews

“Një muhabet personal ma nxore kështu…”/ Çfarë sekreti i zbuloi Juli-Rozës?

Që prej mbrëmjes se kaluar marrëdhënia mes Julit dhe Rozës ka filluar të këtë krisje por ditën e sotme, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër, duke arritur të ngrejë tonet me njëri-tjetrit.

Roza është e vendosur të mos jetë më nën hijen e Julit, mirëpo ky i fundit shprehet se po sillet si Rikja dhe do përfundojë si ajo, jashtë shtëpisë.

Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë

Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.

Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.

Roza: A e nxore muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.

Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.

Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?

Juli: E ke thënë para kamerave.

Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?

Juli: Po të nxjerr siç je Roza.

Continue Reading

Pinknews

Video/ Kiara lë spitalin, por kjo videon e Luizit me Lunën po ëmbëlson rrjetin

Kiara Tito dhe vogëlushja e saj kanë lënë spitalin.

Ish-banorja e Big Brother ka publikuar një video teksa në koridoret e spitalit shihet Luis Ejlli duke u larguar me të voglën në karrocë.

Bashkangjitur kësaj videoje, Kiara me humor ka shkruar: Koha që burri im të bëjë ecjen e ‘babait hot’.

Çifti u bekuan me fëmijën e tyre të parë, të cilës I vunë emrin Luna Mari Ejlli.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING