Connect with us

Bota

Putin po përgatitet për vizitën e tij në Korenë e Veriut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë Korenë e Veriut, njofton Kremlini.Siç u bë e ditur nga përfaqësuesi i Kremlinit Dmitry Peskov, janë duke u bërë përgatitjet për vizitën e Putinit në Korenë e Veriut dhe datat e vizitës së tij do të bëhen të ditura më vonë.

Kujtohet se dy muaj më parë, lideri i Koresë së Veriut i dërgoi një mesazh Putinit, duke e uruar për rizgjedhjen. Moska dhe Pheniani ishin afruar më shumë kur – janarin e kaluar – ministri i jashtëm i Koresë së Veriut vizitoi Rusinë për tre ditë bisedimesh.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut Choe Son Hui ishte takuar me homologun e saj rus Sergei Lavrov dhe zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, si dhe me Vladimir Putin.Vizita e Sun Huit në Moskë ishte me ftesë të Lavrov.

Advertisement

TRENDING