✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama i shqetësuar për rrjetet sociale: Fëmijët janë të pambrojtur, nuk jam avokat për t’i mbyllur

“Ndërkohë që ne rrekemi të kuptojmë se si të mbrojmë vendet tona, demokracitë tona, klubin tonë të famshëm nga raketat e armikut, si të krijojmë kupola të hekurta, si të ndërtojmë mburoja që na mbajnë të sigurt në një luftë imagjinare të së ardhmes. E kemi lënë të gjithë trurin e fëmijëve tanë pa mburoja.

Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë përmes medias sociale, e di, Zoti e bekoftë Amendamentin e Parë, por në qoftë se ka për qëllim të lejojë çdo lloj plehre, nuk po jetojmë që mënyra më e mirë mes njerëzve është zhvilluar, po jetojmë barbarinë. Nuk bëjmë dot të njëjtën gjë me armiqtë tanë, ne nuk mund të përzihemi me mendjen e fëmijëve kinezë, ata janë të mbrojtur.

Nuk jam avokat për të mbyllur mediat sociale, të përndjekim apo të pengojmë lirinë e shprehjes, është se e vërteta nuk ka qenë kurrë kaq e shpërfillur, më e konsumuar në emër të gënjeshtrës, manipulimit dhe në emër të së keqes.

Më lini ta mbyll njëherë e mirë duke thënë që po, jemi të ndarë, por këto ndasi në fund të fundit na dëmtojnë vetëm ne, ne shqiptarët jemi rritur duke dëmtuar veten”, u shpreh Rama.

 

Advertisement