Connect with us

Politike

‘Rama kreu i organizatës’/ Kalaja: Loja në SPAK ndryshoi pas largimit të Yuri Kim! Tuneli i Ballukut, vetëm fillimi

Adriana Kalaja, e cila ka bërë me dhjetëra denoncime në SPAK për kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij, ka folur për zhvillimet e fundit politike.

Kalaja theksoi se kryeministri i vendit cilësohet si “kreu i organizatës kriminale”, ndërsa ndryshimet e fundit në veprimtarinë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shihen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve gjeopolitike përtej Atlantikut dhe jo e një vullneti të brendshëm për drejtësi.

Në fjalën e saj, Kalaja u shpreh se aktiviteti i SPAK deri para pak kohësh ishte nën presionin e administratës së kaluar të Ambasadës Amerikane, ku në mënyrë të veçantë, përmend ish-ambasadorja Yuri Kim, të cilën e përshkruan si një figurë që ushtronte presion për të goditur opozitën, duke kërkuar arrestimin e figurave si Sali Berisha, Ilir Meta dhe ndjekjen penale të Fatmir Mediut.

Kalaja: Sot ne me plot gojën mund të themi që është kreu i organizatës kriminale dhe për fatin tonë të mirë, sepse ishte një moment që ne nuk shihnim as atë dritën në fund të tunelit. Jo të Llogarasë, se jo të Llogarasë, sepse ajo është, ai është tuneli i Belindës që do nxjerri dhe shumë gjëra të tjera është vetëm fillimi, pra është maja e ajsbergut e gjithë kësaj katrahure që është bërë. Por ndryshimet gjeopolitike përtej Atlantikut, në fakt, me thënë të drejtën, shikohen qartazi tek SPAK-u. Ne nuk kemi më një SPAK që shkonte një mafioze si Juri Kimi edhe i bënte presion, arresto këtë, të opozitës, arresto zotin Berisha, Ilir Metën, ndiq Fatmir Mediun.

Ne sot kemi disa amerikanë që mbi të gjitha ato përfaqësojnë emrin e madh të Amerikës. Pra, janë këtu si mbështetës të Shqipërisë në kryerjen e reformave dhe mbi të gjitha ata kanë një kusht. Kushti është, çdo prokuror i SPAK-ut, çdo gjyqtar i GJKKO-së, duhet të zbatojë ligjin dhe kushtetutën. Ky ka qenë parimi im, ky ka qenë parimi i opozitës gjatë gjithë këtyre denoncimeve dhe kallëzimeve dhe se po bëj një pyetje tjetër. A kemi parë një qasje komplet ndryshe të SPAK-ut? Nuk ka ndryshuar as ligji. Ja po ja them unë, domethënë, nga shkurti e këtej, kemi parë një qasje komplet ndryshe të SPAK-ut. Ligji nuk ka ndryshuar. Struktura e SPAK-ut nuk ka ndryshuar. As nuk është se kanë pasur nën, nuk kanë qenë nën varësinë e amerikanëve apo europianëve. Pra, asgjë nga faktori në raport me SPAK-un nuk ka ndryshuar. Tani çfarë, u trimëruan ato fjetën gjumë dhe u ngritën në mëngjes edhe thanë, prit tani se s’i kemi parë ne këto gjëra. Jo. Ato kanë patur një presion të jashtëzakonshëm nga administrata e dikurshme e ambasadës amerikane. Një presion dhe shantazh që vinte për shkak të lobimit dhe të korruptimit të Edi Ramës, sepse janë trishtuese më shumë se ato 300 apartamentet, që unë mendoj se janë shumë pak, sepse më kanë thënë që ka vila pafund, apartamente pafund në të gjithë Europën. Por e di kush është më e trishta se kjo? Është një dhimbje e madhe për shoqërinë shqiptare, se të gjithë këto para që janë investuar, nuk përdoreshin vetëm për të blerë votat?

Përdoreshin për të blerë influenca ndërkombëtare, por edhe për brenda vendit. E kanë shkatërruar shoqërinë shqiptare. Ti shikon një popull që nuk i bën përshtypje asgjë dhe shikon një popull që nga mëngjesi deri në darkë akuzon opozitën. Shikon një propagandë të jashtëzakonshme që thonë këto janë bashkë. Këto i bëjnë pazaret bashkë, këto janë më të pasur se të pushtetshmit e tjerë e tjerë.

Advertisement