Politike
Rama shpërthen: Më akuzojnë për arubën, kokainën dhe vjedhjet
Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se kurrë nuk kam qenë dhe as nuk ka dërguar njeri në Aruba.
Teksa sulmon Fatos Lubonjën, Rama shprehet se e gjitha mbetet një lojë e pistë e algoritmit dhe rrjeteve sociale, që nuk kërkojnë të vertetën, por e sajojnë dhe e përhapin si diçka të vertetë.
“Shikoni Fatos Lubonjën, e kam sjellë në këtë mes dhe një herë tjetër. Pas shumë shumë vitesh, Fatos Lubonja, me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e mbajti në burg, dhe i kërkonin llogari për gjera që si kishte bërë duke prezantuar dëshmitarë të rreme dhe duke ngritur akuza aluccinante, kërkon llogari nga unë për Aurbën.
Fatos Lubonja thotë; Edi Rama duhet të japë llogari për Arubën. Unë di që në të gjithë historinë e njerëzit, që kur janë vendosur rregullat romake, akuzat jepen mbi faktet. Unë kam thënë; skam qenë kurrë në Aruba. Skam dërguar njeri në Aurba. Kjo s’ka asnjë vlerë?! Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine. Dhe thonë; Ik mor drogaxhi! Siç është dhe akuza ndaj tim ati; që unë e kam akuzuar për time shoqe apo atësinë e fëmijës. Kjo është bërë e vërtetë! Sicc është bërë pjesë e vërtetë që unë jam një kusar, që marr përqindjen time në cdo projekt
Mezi pres të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Jemi gati të bëjmë një marrëveshje të re për një Shqipëri të re. Por drafti kam frikë se nuk vjen kurrë sepse Shqipëria e re është njësoj si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja, Fatosi poshtë, flamingo lart”, është shprehur ai