Politike
Ramën nuk e mban vendi, i përgjigjet protestuesit që e shau: Misionar i ‘Shqipërisë së Re’
Teksa protestat qytetare vijojnë prej disa ditësh dhe pjesëmarrja mbetet e lartë, kryeministri Edi Rama duket se po ndjek nga afër reagimet dhe deklaratat e protestuesve.
Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një protestues që shprehet: “Nuk duam as të hamë, as të pimë, duam t’i q* ropt Edi Ramës”.
Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi deklaratës, duke e shpërndarë videon të shoqëruar me një koment thumbues.
“Misionar i ‘Shqipërisë së Re’. Komentet mbështetëse për një program kaq europian, kaq ambientalist, kaq social mbi të gjitha, janë të mirëpritura në vend të hudhrave”, shkruan kryeministri.