Kosova
Rëndohet bilanci i viktimave të qëlluar me armë zjarri në Podujevë, ndërron jetë edhe një prej të plagosurave
Me kalimin e orëve është rënduar bilanci i viktimave në Podujevë, pasi u qëlluan me armë zjarri.
Ka ndërruar jetë një nga të plagosurat e natës së kaluar në Kosovë, ku u vra një person dhe u plagosën dy në fshatin Majac të Podujevës.
Siç bën me dije edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, viktima ishte e moshës 73-vjeçare dhe ka ndërruar jetë pas orës tre të mesnatës.
LAJMI NE PERDITESIM
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur.
Korrespondentja Leonita Bajrami, raporton se një 30-vjeçare e identifikuar si Ardita Gashi ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin Ilaz Brahimi, teksa ky i fundit ndodhej në mjetin e tij.
Më pas autorja e dyshuar është futur në banesën e nuses së xhaxhait, duke e qëlluar edhe atë të fundit, të identifikuar si Miradije Gashi, 73-vjeçare, e cila ka humbur jetën këtë të hënën në spital.
Pasi ka qëlluar nusen e xhaxhait, 30-vjeçarja ka plagosur edhe veten. Edhe pse iu ha ndihma mjekësore, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Motivet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë zbardhur, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorja ka pasur një lidhje dashurie me 45-vjeçarin që mbeti i vdekur.