Connect with us

Kosova

Reportazh i Le Monde: Në Banjskë, aty ku dështoi një Krime e dytë

Banjska është rikthyer sërisht në letargjinë e saj. Vetëm vrimat e plumbave mbi disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks të ngritur mbi këtë fshat modest në veri të Kosovës, ruajnë ende gjurmët e përplasjeve të dhunshme që shpërthyen, më 24 shtator, prej një komandoje serbësh të armatosur rëndë.

Dy javë më vonë, në 9 tetor, pronari i dyqanit të vetëm ushqimor në këtë vend me disa qindra frymë të plakura e kujton gjithçka sikur të kishte ndodhur një ditë më parë.
“Gruaja ime erdhi të më zgjonte në mes të natës duke thënë se po qëllonin. Në fillim menduam se ishin kontrabandistë, por më vonë e kuptuam se ishte më keq. Kot të flas për burrërri, isha shumë, shumë i frikësuar, – thotë ai nga shkallët e dyqanit, duke refuzuar të japë emrin e tij.

Që pas sulmit, rreth 40.000 serbët që banojnë në veri të këtij vendi ballkanik, me shumicë shqiptare, ndodhen nën presion. Të gjithë kanë frikë nga një rikthim lufte, njëzet vjet pas asaj të vitit 1999, që çoi në pavarësinë e Kosovës.
“Ashtu si 95% e fshatit, unë nuk dyshoja për asgjë,” mbrohet dyqanxhiu, duke e përshkruar komandon si një “bandë kriminale”.

E mbiarmatosur, e veshur me uniforma pa shenja dhe e paisur me mbi tridhjetë automjete, disa prej të cilave të shenjuar me logo të rreme të KFOR-it, komandot serbe do të dilnin në rrugët e fshatit në natën midis datave 23 dhe 24 shtatorit. Operacioni filloi në orën 2:34 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë, një patrullë policore e Kosovës, që vajti aty për të inspektuar dy kamionë, të instaluar për të bllokuar urën e vogël, e cila gjendet në hyrjen e fshatit, u godit nga shpërthimi i një mine të komanduar në distancë.
Njëri nga tre policët, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.
Njësiti i armatosur serb u përball për orë të tëra me forcat speciale kosovare të dërguara urgjentisht nga Prishtina, për t’u tërhequr pastaj brenda në manastir, ku gjendej një grup pelegrinësh dhe për tu larguar në fund përmes pyllit, që të çon drejt Serbisë. Bilanci i kësaj dite, më e dhunshmja e dekadës së fundit në Kosovë: tre terroristë të vrarë, tre të tjerë të arrestuar dhe dhjetëra në arrati.

Mes këtyre të fundit gjendej edhe lideri i tyre, i cili u identifikua shpejt, përmes imazheve të filmuara me dron: bëhej fjalë për Milan Radoiçiçin, një udhëheqës i fuqishëm politik lokal serb, i njohur prej kohësh për lidhjet me krimin e organizuar.

Pesë ditë më vonë, personi në fjalë e pranoi pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme dhe njoftoi, përmes avokatit të tij në Beograd, se e ndërmori këtë aksion “personalisht” dhe “pa informuar qeverinë serbe”.
Në deklaratën e tij, ai pohoi se e drejtoi atë komando për të “inkurajuar popullin serb të këtij rajoni, për t’i rezistuar terrorit të regjimit [kosovar]” dhe që të “krijojnë kushtet e nevojshme për realizimin e ëndrrës së lirisë”, të pakicës prej 100.000 serbësh në Kosovë.

Këta të fundit refuzojnë ta njohin pavarësinë e këtij territori që e konsiderojnë si djepin e kombit të tyre. Prej pesëmbëdhjetë vjetësh ata kanë ëndërruar të kthehen në gjirin e Beogradit.

Por ky version i ngjarjeve është vënë në dyshim serioz nga shumë elementë shqetësues që kanë nxjerrë në dritë gjetjet e hetuesve kosovarë.

“Nuk ishte vetëm një grup qytetarësh të pakënaqur të cilët organizuan një sulm, ishte qartësisht një ofensivë paraushtarake nga Serbia. Një grup “burrash të vegjël të veshur me të gjelbër” që synonin një aneksim sipas stilit të Krimesë”, ka thënë për Le Monde presidentja kosovare, Vjosa Osmani, duke bërë një paralele me operacionin rus të kryer nga ushtarë pa shenja dalluese në gadishullin ukrainas, në vitin 2014. “Objektivi i tyre kryesor ishte të pushtonin territorin në Veri, për të provuar të ndanin këtë rajonin nga pjesa tjetër e Kosovës”, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Ne gjetëm harta të cilat tregojnë se duhet të ketë pasur tre fusha operimi me më shumë se 200 persona të përfshirë”, siguron ministri, duke vlerësuar se kontrolli i rastësishëm i policisë në mes të natës, bëri që operacioni të dështonte, duke e shkaktuar përplasjen më shpejt se sa ishte planifikuar.

Videot me dron të publikuara nga Prishtina tregojnë në fakt njerëz të armatosur rëndë të gatshëm për të luftuar pasi u trajnuan për ditë të tëra në baza ushtarake brenda në territorin serb.

Në automjetet e braktisura pranë manastirit, autoritetet e Kosovës kapën një
arsenal të vertetë lufte: më shumë se 40 raketahedhës antitank, afro 200 granatahedhës, dhjetëra pushkë automatike, mina, 80.000 fishekë… « Nuk mendoj se diçka e tillë është e mundur pa lidhje me qeverinë serbe”, akuzon z. Maqedonci. Aty shumë nga këto armë kanë fletë-daljet nga fabrikat shtetërore serbe, ndonjëherë vetëm disa muaj para operacionit të 24 shtatorit.
Autoritetet e Beogradit që vazhdojnë të pretendojnë se nuk kanë lidhje me sulmin, këmbëngulin se zoti Radoiçiç mund ta ketë marrë këtë arsenal në “tregun e zi” në Tuzla të Bosnie-Herzégovines. “Është e lehtë të gjesh armë” në Ballkan, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një nga intervistat e rralla të dhëna për këtë ngjarje.

Sipas tij, zoti Radoiçiq kishte kryer « një shkelje të madhe penale” pa e paralajmëruar vetë atë. Megjithatë, lideri serb e njeh mirë kreun e komandove, i cili është nënkryetar i Listës Srpska, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e lidhur me drejtpërdrejt me partinë Progresive et zotit Vuçiq. “Aï
ishte aleat, por jo mik”, u shpreh Vuçiq në televizionin britanik Sky News, pasi kishte ndryshuar disa herë version për këtë gjë gjatë viteve të fundit.

45 vjeç, me flokë të prera shkurt dhe mjekër treditore, zoti Radoiçiç është një burrë që qëndron në në hije, i cili ka ruajtur për një kohë të gjatë një reputation kontrovers në veri të Kosovës. Zyrtarisht shef kompanish ndërtimi dhe hotelesh, ai u ndëshkua, në fund të 2021, nga sanksionet e SHBA për përfshirje në « korrupsionin » endemik në veri të qytetit të Mitrovicës. Kjo është një zonë ku lulëzojnë trafikantët, duke përfituar nga vakumi ligjor i krijuar nga konfliktet e sovranitetit midis Beogradit dhe Prishtinës. Radoiçiç akuzohet gjithashtu se ka pasur gisht në vrasjen et Oliver Ivanoviç, një kundërshtar i zotit Vuçiç, që u qëllua për vdekje në vitin 2018, pasi denoncoi rolin e mafias për dominimin e minoritetit serb.

Prishtina transmoi gjerësisht në media imazhet e vilës luksoze të Radoiçiçit buzë një liqeni. Me pishinën, bilardon dhe tarracën madhështore, ajo binte në kontrast me varfërinë përreth. «Është e qartë se nuk këmi të bëjmë me një “luftëtar lirie” por me një Pablo Escobar» ironizoi Xhelal Sveçla, ministri i brendshëm kosovar.

Pasi u paraqit vetë pranë policisë serbe, zoti Radoiçiq u akuzua për krim kundër sigurisë publike. Megjithatë, Beogradi tashmë ka njoftuar se do të refuzojë ekstradimin et tij në Prishtinë, në perputhje me politikën e tij të
mosnjohjes së sistemit gjyqësor kosovar. Udhëheqësi i komandove zgjodhi si avokat të tij një njeri të njohur në të gjithë Ballkanin për nacionalizmin dhe afërsinë me Moskën: Goran Petronijeviçin, ish-mbrojtësin et kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.
Ky i fundit ishte këtë në shtator në zonat e pushtuara në Ukrainë si vëzhgues i zgjedhjeve farsë të organizuara nga Rusia.

Në të shkuarën, ai gjithashtu mbrojti një nga pjesëtarët e komandos ruso-serbe që hynë në Mal të Zi në 2016, për të kryer një grusht shteti.
Edhe ky qe një operation i dështuar i cili kishte shumë ngjashmëri me këtë që ka ndodhur së fundi në Kosovë. As z. Radoiçiq as z. Petronijevic nuk dëshëruan ti përgjigjeshin pyetjeve të Le monde.
Pasi u arrestua për dyzet e tetë orë, zoti Radoiçiq u lirua me kusht më 4 tetor nga një gjykatë në Beogradit, me arsyetimin se i kishte pranuar të gjitha faktet për të cilat akuzohet. Ky lirim u përshkrua si “fatkeq” deri dhe nga presidenca franceze, Elysée, ndërsa diplomatët perëndimorë janë ende në pritje që Beogradi t’u paraqesë një version të besueshëm të ngjarjeve.
Por deri më tani zoti Vuçiq, i cili prétendon se dëshiron të anëtarësohet në BE, pa prishur lidhjet et tij historike me Moskën, preferon të luajë kartën nationaliste. Ndërsa dënojnë vdekjen et policit shqiptar, autoritetet e Beogradit i kanë shpallur heronj tre sulmuesit që u vranë në shëkmibim zjarri kundër tij. Një ditë zie kombëtare u shpall për nder të tyre dhe qindra njerëz u shkuan në varrim. Në Mitrovicën e Veriut, njoftimet e ngjitura në muret e qytetit kujtojnë burrat që « vdiqën me shumë trimëri, duke luftuar për atdheun e vet”. /lapsi.al

Nga Jean-Baptiste Chastand, Le monde

Kosova

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, thotë se pyetja e pashmangshme sot, sa herë që përmendet Ballkani, është se çfarë do të bëhet me Asociacionin?

Beogradi dëshiron që ai të formohet brenda Kosovës. Amerikanët dhe evropianët po insistojnë gjithashtu. Por, autoritetet e Kosovës po rezistojnë për të kundërtën. Çfarë duhet bërë?

Në një tekst autorial analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, tha se “Prishtina u pajtua ta formonte Asociacionin në vitin 2013, në atë që u quajt “Marrëveshja e Parë mbi parimet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve”.

Sipas tij, kjo marrëveshje e panënshkruar parashikonte që Asociacioni të kishte “përmbledhje të plotë të fushave si ekonomia, arsimi, shëndetësia, planifikimi urban dhe ai rural”. Gjithashtu, thuhej se autoritetet qendrore mund t’i delegonin komunave me shumice serbe, edhe kompetenca shtesë.

“Marrëveshja e vitit 2013 parashikon që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE-së. Deri më tani, as Beogradi e as Prishtina nuk e kanë zbatuar pjesën e tyre të marrëveshjes” – ka shkruar Serwer.

Profesori amerikan i universitetit John Hopkins, tha gjtihashtu se Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës, teksa ishte në opozitë, e kundërshtoi formimin e Asociacionit. Edhe tani në pushtet, ai po vazhdon t’i rezistojë zbatimit, pavaresishte se presidenti serb Aleksander Vucici, vazhdon të insistojë në formimin e tij”.

Por, sipas Serwer, krijimi i një “bote serbe” në Kosovë, ka ngritur dyshime.

“Popullata në Kosovë shqetësohet se Serbia me anë të Asociacionit po përpiqet të krijojë një zonë të veçantë, autonome, jashtë autoritetit të Kosovës. Kjo pasi një i ngjashëm ka çuar edhe në luftë në Bosnjë gjatë viteve ‘90. Ndërkohë, Beogradi asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të bllokuar përparimin e Kosovës drejt BE-së. Kjo përfshin përpjekjet e fundit të tij për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Serwer duke kujtuar se “serbët janë tërhequr edhe nga institucionet e Kosovës në katër komunat veriore. Shteti serb gjithashtu ka bojkotuar zgjedhjet atje, ka rrëmbyer tre policë të Kosovës dhe ka shkaktuar trazira nga të cilat mbetën të plagosur paqeruajtësit e NATO-s, si dhe organizoi një sulm terrorist shtatorin e kaluar. Secila nga këto përpjekje llogaritet sfidë ndaj kornizës ligjore për të cilën Beogradi kishte rënë dakord se do të zbatohej në Kosovë”.

Për arsye që ende nuk dihen, Serwer theksoi se amerikanët dhe evropianët i premtuan Beogradit zbatimin e Asociacionit pa asnjë kusht. “Por, ata premtuan se ai nuk do të bëhet një nivel i ri qeverisjeje. Megjithatë, ata nuk kanë qenë të gatshëm të angazhohen për këtë në një marrëveshje zyrtare qeveritare”……………..

Continue Reading

Kosova

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin

Kosova dështoi të përfundojë procesin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, ndonëse ishte paraparë që kjo të ndodhte më 17 maj. Ndonëse në muajin prill, Kosova mori mbështetje të fuqishme nga Asambleja Parlamentare e këtij institucioni për anëtarësim, përmes aprovimit të raportit të Dora Bakoyannis, gjërat ndryshuan gjatë kësaj periudhe.

Shkak për këtë është kushti që shtetet e fuqishme anëtare si Franca, Gjermania dhe Italia, i kanë vendosur Kosovës, me ndërmarrjen e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të enjten, Qeveria e Kosovës, përmes kryediplomates Donika Gërvalla, njoftoi se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert. Ajo gjithashtu deklaroi se ky draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji. Mirëpo, letrën e Qeverisë së Kosovës, shtetet anëtare e konsideruan si të vonuar dhe kërkuan fillimisht formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe pastaj anëtarësimi i Kosovës në KiE.

Reagimet e Francës dhe Gjermanisë, i ka komentuar profesori për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, David Kanin I cili u shpreh se kryeministri Albin Kurti, po i përmbahet parimit të tij dhe se ai nuk heq dorë nga sovraniteti i Kosovës, as për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë. Ai gjithashtu ka komentuar edhe gatishmërinë e Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe sipas tij, të njëjtat do të dëshmonin se ai ka mbështetjen e fuqishme të popullit për Asociacionin.

“Thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë kontekst ka kuptim të mirë nëse Kurti është i bindur se do të fitojë. Një fitore zgjedhore do të ishte dëshmi e fuqishme e mbështetjes popullore për linjën e tij të ashpër ndaj Asociacionit” – theksoi David Kanin.

Continue Reading

Kosova

E rëndë në Kosovë/ Ngacmon s*ksualisht të miturën, vihet në pranga 61-vjeçari

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri të Kosovës, ku një person ka sulmuar s*ksualisht një vajzë të mitur 11-vjeçare.

Sipas Gazetës Sinjali, e mitura është sulmuar s*ksualisht nga një person i moshës 61-vjeç teksa ndodheshin në një market.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Bahri Bajrami, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po intervistohet.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përveç sulmit s*ksual në market, 61-vjeçari e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm s*ksual’.

Continue Reading

Kosova

Osmani takohet sot me nënsekretaren amerikane të Shtetit, ja marrëveshja që pritet të nënshkruhet

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një takim në Presidencë. Mësohet se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Sipas njoftimit takimi do të nisë në orën 09:00 ndërsa më tej bëhet me dije se pas nënshkrimit të marrëveshjes Osmani dhe Allen do dalin në deklaratë për mediat.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING