Connect with us

Aktualitet

Rita Ora viziton ‘Shtëpinë e Ngjyrave’ në Tiranë

Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë, dhe Ambasadore e UNICEF UK, vizitoi sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.

Çdo fëmije duhet t’i sigurohet përkujdesja dhe një mjedis i sigurt për të pasur akses në shërbimet e mbrojtjes, arsimimin dhe argëtimin. Kjo është ajo që ofrohet në “Shtëpinë e Ngjyrave”. Që nga viti 2011, qendra e mbështetur nga UNICEF dhe Bashkia e Tiranës dhe menaxhuar nga Nisma ARSIS, ka ofruar shërbime mbështetëse për rreth 4000 fëmijë të prekur nga përjashtimi social, dhuna në familje, varfëria, migrimi, shfrytëzimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Kjo qendër komunitare është kthyer në një pikë referimi për komunitetet dhe autoritetet përkatëse, duke krijuar një sërë praktikash multidisiplinare për integrimin më të mirë të fëmijëve në nevojë që në moshë të re.

Të gjithë përfituesit e qendrës po ndiqnin aktivitetet e tyre të përditshme kur Rita Ora vizitoi secilin prej tyre. Ajo kaloi kohë me fëmijët duke luajtur, kërcyer dhe pikturuar së bashku. Gjithashtu, ajo u përpoq të ndihmonte stafin e kuzhinës për të përgatitur një “Byrek”.

“Jam vërtet e nderuar që jam këtu dhe hedh dritë mbi punën e pabesueshme që po bëjnë UNICEF dhe UNICEF në Shqipëri. Më pëlqeu të kaloja kohë me fëmijët frymëzues që takova në Shtëpinë e Ngjyrave. Eksperienca të tilla, ku mund të shoh personalisht se si UNICEF po mbështet fëmijët kudo, theksojnë punën e pabesueshme dhe të paçmueshme që ata po bëjnë”, tha Rita Ora.

Gjatë vizitës Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, Përfaqësuesi i UNICEF-it për Shqipërinë, Dr. Roberto de Bernardi, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney, dhe zv.Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, znj. Mia Marzouk. ndanë mesazhet e tyre kryesore në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe përpjekjet e tyre për ta arritur këtë për çdo fëmijë.

“Jam shumë i lumtur që Rita ishte pjesë e një vizite shumë të veçantë, për të parë punën e jashtëzakonshme që bëhet këtu nga stafi i mrekullueshëm i Nismës ARSIS me fëmijët në situatë rruge. Kur bashkëpunojmë të gjithë bashkë, Ambasada e Britanisë në Tiranë, UNICEF dhe i gjithë rrjeti i organizatave tona të shkëlqyera, që e kryejnë detyrën e tyre njësoj si organizatat në perëndim, kur vjen puna për të menaxhuar një rast në situatë rruge apo dhunë në familje, është një lajm i mirë, ndaj më vjen mirë që këtu kemi krijuar një ishull ekselence. Sigurisht, ka çështje të vështira, por ku ka vullnet ka edhe zgjidhje! Fakti që Rita është këtu, për të parë punën që bëhet këtu, na jep shumë kurajë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Vizita u mbyll me aktivitetin “Muri i ngjyrave dhe dritës” ku Rita Ora, fëmijët dhe të gjithë pjesëmarrësit lanë gjurmët e duarve dhe firmat e tyre në një mur të bardhë, në mbështetje të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe punës së detyrueshme të fëmijëve.

Aktualitet

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuza në mungesë kundër tre personave për krime lufte

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të martën aktakuza në mungesë kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Ç, P.B dhe M.I, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në periudhën 1998-99.

Prokuroria ka thënë përmes një komunikate se dyshon që i pandehuri L.Ç e ka kryer veprën penale sa ka qenë drejtor i burgut të qarkut në Prishtinë dhe paralelen në Lipjan, ndërsa dy të tjerët, P.B dhe M.I kanë qenë atë kohë gardianë të burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan. Gjykimi i parë në mungesë për krime lufte pati nisur në nëntor të vitit 2023 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Mbajtja e gjykimeve në mungesë parashihet kur i akuzuari heq dorë vetë nga drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore. Gjykimi mund të mbahet në mungesë të të akuzuarit dhe kjo mund të bëhet kur prokuroria dhe gjykata t’i kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë më herët gjatë vitit se gjykimet në mungesë shënojnë një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës “duke paraqitur një sfidë të re për sistemin gjyqësor në Kosovë”.

 

 

Në luftën e viteve 1998-1999 mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë. Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./Rel/

Continue Reading

Aktualitet

U arrestua gjatë “Metamorfozës”, biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkon lirimin nga burgu

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe i vënë nën hetim për bashkëpunim me grupet kriminale, kërkon lirimin nga burgu.

Mbrojtja e Gjokës kërkon revokimin e masës “arrest me burg” dhe lirim e menjëhershëm, me arsyetimin se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për përfshirjen e në ndonjë vepër penale ose zëvendësimi i kësaj mase sigurimi me një masë tjetër më të butë, duke përfshirë garancitë pasurore të parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar, vendosi sekuestro ndaj 39 hektarëve tokë, që gjendet në Pulaj të Velipojës, pronësia e të cilave dyshohet se u tjetërsua përmes falsifikimeve nga Pëllumb Gjoka, arrestuar prej korrikut të 2023-shit, së bashku me 14 të tjerë midis tyre një prokuror dhe dy zyrtarë policie.

Tokat që janë pasuri e llojit pyje, rezultojnë të regjistruara në emër të shoqërie tregtare dhe në emër të një të afërmi të Pëllumb Gjokës, deklaron SPAK.

Akuza shton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë u fituan me falsifikim nën bashkëpunimin e Gjokës me shtetas të tjerë që vijojnë të jenë në hetim.

Në janar 2023 Lule Zefi, trashëgimtare e Drane Hotajt e kallëzuan në SPAK paligjshmërinë dhe kërkuan hetime për biznesmenin dhe për persona të tjerë. Por hetimet për akuza më të rënda duke nisur nga vrasja, heqje e paligjshme e lirisë, korrupsion dhe grup kriminal u regjistruan në muajt në vazhdim, mbasi Europol përcolli në SPAK informacione inkriminuese mbi përdorues të SKY, që dyshohen se kryenin biseda inkriminuese deri dhe porosi për vrasje.

Si përdorues të këtij aplikacioni, SPAK identifikoi Behar Bajrin, Ervis Martinin, Pëllumb Gjokën, Denis Bajrin, Edmon Prekën, Nuredin Dumanin, Astmer Bilalin por edhe përfaqësues të drejtësisë si prokurorin, Xhevahir Lita dhe zyrtarët e policisë, Oltian Bistri dhe Ardit Hasanbegaj.

Nga këto komunikime u zbardhën jo vetëm vrasje që kishin mbetur pa autorë, por gjithashtu u konfirmua se si drejtësia paguhej për të mbyllur çështjet.

Continue Reading

Aktualitet

Raportohet për disa qen të ngordhur në Vlorë, dyshohet se janë hedhur produkte të helmuara në qytet

Ditën e sotme është raportuar se janë hëlmuar disa qen në qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje është regjistruar pak ditë pasi një turiste u kafshua nga endacakët. Incidenti me turisten ndodhi mëngjesin e së dielës në Lungomare në Vlorë.

Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore për të hemuar dhe vrarë qentë. Gjithashtu është raportuar se në zona të ndryshme të qytetit janë gjetur të ngrodhura disa kafshë të cilat janë helmuar. Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë ngordhur edhe kafshë shtëpiake të cilat mund të kenë rënë në kontakt me produktet helmuese teksa janë nxjerrë për shëtitje nga pronarët e tyre.

Si zgjidhje imediate, por e përkohshme shihet sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të rrugës. Bashkia e Vlorës ka lidhur kontratën me një shoqatë dhe ka miratuar fondin me vlere 2.5 milionë lekë për këtë shërbim.

Continue Reading

Aktualitet

Duke pirë “Xanax” dhe pa ndjenja në ambulancë, del VIDEO e dy eskortave që vdiqën në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 Majit në banesën e tyre në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Viktimat janë 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova, të cilat u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës dhe jetonin në një banesë me qira në Tiranë. Ato ishin pjesë e një grupi eskortash, të cilat ofronin shërbim seksual kundrejt pagesës.

Dy ukrainaset humbën jetën për shkak se kishin konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Por burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se Yeva Vorona dhe vajzat ukrainase një natë para se të humbnin jetën kanë qenë në spital pasi kanë konsumuar medikamentin Xanax (lloj droge) në doza të larta. Ky lloj medikamenti, në formë kokrre ka efekt relaksues, përgjumje dhe përhumbje, njëjtë si efektet e drogës.

Në spital ato kanë marrë qetësuese dhe pasi janë trajtuar si persona të alkoolizuar janë lënë të lira për t’u larguar. Por kur kanë shkuar në shtëpi, dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë rënë në gjumë të thellë dhe nuk janë zgjuar më. Të nesërmen, shoqja e tyre e cila kishte konsumuar Xanax njësoj si ato, i ka gjetur të vdekura.

Para se vajzat të vdisnin, Yeva Vorona ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqen duke konsumuar medikamentin Xanax dhe në autoambulancën e urgjencës duke marrë trajtim mjekësor.

Në këto video njëra prej vajzave që ndërroi jetë shfaqet e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa Yeva Verona duke bërë video, qeshur e kënduar. Ndërsa në një tjetër video, kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin Xanax në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Dyshimet janë se si shoqja i ka mbijetuar një medikamenti të tillë të marrë në doza të larta, ndërsa dy ukrainaset kanë ndërruar jetë. Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona nuk ka marrë trajtim në spital, por thjesht ka shkuar për t’i shoqëruar ato.

Edhe në postimet e tjera në rrjetet sociale, vajzat që dyshohet se punonin si eskorta në Mal të Zi, Tiranë e Itali, shfaqen duke konsumuar Xanax në sasi të larta.

*Vajza që bën videot është shoqja që ka mbijetuar

Continue Reading

Aktualitet

Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç

Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është prezantuar sot nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH.

Thirrja është e hapur prej ditës së sotme dhe fushata do të vijojë për 30 ditë, ku të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët plotësojnë kriteret mund të dorëzojmë aplikimet e tyre. Në muajin tetor të vitit të kaluar, OSHEE hapi aplikimet për punësimin e 309 elektriçistëve në të gjithë vendin. Më shumë se 300 të rinj aplikuan për të qenë pjesë e kompanisë. Pas të gjithë procedurave 60 prej tyre tashmë janë punësuar pranë OSHEE.

Në thirrje e dytë, e cila u hap ditën e sotme, kanë ndryshuar edhe kriteret. Ku mosha e aplikantëve shkon deri në 35-vjeç, nga 25 që ishte në aplikimin e parë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH, Blendian Dalipi, njoftuan hapjen e thirrjes për aplikime gjatë një takimi me elektriçistët e rinj te OSHEE, të cilët u rekrutuan gjatë fushatës së muajit tetor.

Administratori Karakaçi tha se përmes këtij procesi synohet rivitalizimi i kompanisë dhe veçanërisht i punonjësve të terrenit. “Ne iniciuam një procedurë rekrutimi masive. Dëshira jonë ishte që të rekrutonim një numër të konsiderueshëm punonjësish të moshave të reja. E hapëm procedurën e rekrutimit deri në moshën 25 vjeç duke marrë në konsideratë moshën mesatare të punonjësve tanë të terrenit që është mbi 50 vjeç dhe dëshirën për ta rivitalizuar këtë procedurë”, tha Karakaçi.

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga kriza energjetike, ka vijuar të përmirësojë treguesit e performancës madje duke vendosur edhe objektiva të reja për vijim e uljeve të humbjeve në rrjet. Sa i takon aplikimeve, Balluku u shpreh e bindur se do të arrihet të plotësohen të gjitha vakancat, duke punësuar profesionistë të rinj në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

“Duke nisur që sot ne hapim një thirrje për vendet e punës që kanë mbetur vakante që janë rreth 240 dhe këto vende pune vakante sigurisht duhet të popullohet, por tani me një ndryshim. Kemi përthithur të gjithë deri në 25 vjeç që kishim të lirë në tregun e punës dhe që përmbushnin kushtet, kishin shkollën profesionale, kishin diplomën e duhur dhe tashmë do ta çojmë nivelin pak më lartë. E patëm thënë këtë që në krye të herës që mos na paragjykoni sepse ne do të tërheqim moshat e reja edhe më pas do të vazhdojmë edhe me mosha më të pjekura. Kështu që kjo thirrje shkon deri në moshën 35 vjeç dhe do të qëndrojë e hapur për 1 muaj”, u shpreh Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për punonjësit e terrenit, të cilët shërbejnë në çdo cep të vendit, pavarësisht vështirësive të motit, Balluku tha se të rinjtë që i janë bashkuar OSHEE dhe do t’i bashkohen edhe në të ardhmen, do të sjellin një frymë të re, duke u gërshetuar edhe me stafet që prej vitesh shërbejnë pranë kësaj kompanie.

“Unë besoj që edhe të rinjtë që do vijnë do të kenë mundësinë që të sjellin me vete një frymë të re. Një frymë të re pasi OSHEE është një ndërmarrje e cila rigjenerohet qoftë nga idetë, qoftë nga produktet, qoftë nga reformat edhe nga stafi dhe i kemi parë frytet e para të një reforme të thellë që kemi nisur në fillim të vitit të kaluar dhe padyshim do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Ky është një vit ku parashikohen shumë investime”, tha Balluku.

Për t’u bërë pjesë e kësaj fushate rekrutimi të gjithë të interesuarit mund të paraqesin aplikimet e tyre përmes adresës së email [email protected].

Continue Reading
Advertisement

TRENDING