Aktualitet
Robinson krijon zhurmë në SPAK/ Ja çfarë ndodhi – Shkrim nga Ervis Iljazaj
Ngjarja më e rëndësishme e javës për sa i përket politikës shqiptare ishte padyshim vizita e Todd Robinson në SPAK. Pas vizitës së Blinken në organin e ri të drejtësisë, kjo vizitë është padyshim më e rëndsishmja për drejtësinë shqiptare. Madje mund të konsiderohet edhe më e rëndësishme, pasi Robinson është Ndihmës Sekretar i Shtetit Amerikan për çështjet ndërkombëtare të narkotikëve dhe sundimit të ligjit.