Connect with us

Politike

Rrëfimi i pazakontë/ Si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit

Ka ndodhur shumë kohë më parë, por ende mbahet mend dhe tregohet nga banorët e malësisë së Pukës. Bëhet fjalë për vrasjen e priftit të fshatit Berishë, nga gjyshi i kryeministrit aktual, Sali Berisha, çka më pas do të sillte edhe largimin e tyre përfundimtar nga kjo zonë dhe vendosjen e tyre në Malësinë e largët të Gjakovës. Është fakt se banorët e zonave malore të veriut të vendit janë përfshirë shpeshherë në hasmëri të ndryshme që jo rrallëherë kanë zgjatur edhe më tepër se një shekull, por historia e familjes Berisha do të ishte unike. Kjo për faktin se shënohet e para herë që dikush nga banorët ngre dorë kundër priftit. Kjo do të thotë që edhe pasojat do të ishin më tepër se një vrasje për gjakmarrje, pra një “damkë” që shoqëron familjen e kryeministrit prej më shumë se një shekulli. Ndre P. 67 vjeç, e ka origjinën familjare, pikërisht nga ky fshat, por prej rreth 20 vitesh jeton në kryeqytetin belg, Bruksel. Para disa vitesh ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Fatos Mahmutaj:

Tregon Mahmutaj, publikuar në DITA:

“….Takohemi me të në një bar-kafe në lagjen Uccle ku bashkëbiseduam rreth ngjarjes së vjetër, çka po e botojmë më poshtë. Në marrëveshje me të intervistuarin po ruajmë pjesërisht anonimatin e tij, pasi ai vetë pretendoi se një pjesë e mirë e familjes së tij jeton ende në fshatin e origjinës si dhe në qytetin e Pukës.

Ky rrëfim, bie ndesh edhe me atë që tregon vetë kryeministri, i cili nuk ngurron as të hiperbolizojë shpesh kur tregon për fëmijërinë e tij. Ai flet shumë pak, për të mos thënë fare, për origjinën e tij. Edhe kur i përmend, ai flet sipërfaqësisht, aq sa të jep përshtypjen se fsheh diçka. Ndoshta këtë më poshtë…

Nga është origjina e familjes tuaj?

Nga Berisha e Madhe e Pukës. Por prej shumë vitesh familja ime është zhvendosur nga andej dhe tashmë jetojnë të shpërndarë në disa qytete të mëdha. Një pjesë e fisit tonë ka mbetur ende në fshat dhe jetojnë atje në kushte të vështira, pasi mungon thuajse fare infrastruktura.

Përse mendoni se mungon infrastruktura, kur gjatë fushatës elektorale kryeministri ka pohuar se rrugët janë ndërtuar në çdo fshat të Shqipërisë?

Kryeministri mund të deklarojë çfarë të dojë, por është fakt që në zonën tonë nuk ka investuar. Aq më tepër që edhe origjina e tij është nga ky fshat.

Nga ky fshat? Origjina e Berishës dihet që është nga fshati Viçidol i Tropojës.

Kjo është e vërtetë vetëm për kryeministrin Sali Berisha, ndërsa babai i tij ka lindur në Berishë të Pukës. Saktësisht nuk e di vitin, por sipas asaj që tregohet ende në fshatin tonë, ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, pra rreth 100 vjet më parë. Gjyshi i Berishës ka vrarë priftin e fshatit dhe për këtë shkak është përzënë që andej dhe është vendosur në Viçidol të Tropojës.

Përse janë përzënë, dhe nuk është zbatuar kanuni me vrasje siç ndodh rëndom në malësi?

Sipas asaj që tregohet në kohën që ka ndodhur krimi, Shqipëria ishte përfshirë në shumë rrëmuja që kishin të bënin me vitet e para të shtetit dhe kohën e turbullt para luftës së parë botërore. Por duke mos pasur zgjidhje tjetër banorët e fshatit, pasi e gjykuan rastin në bazë të Kanunit vendosën që familja e vrasësit të shkishërohej dhe pastaj të përziheshin nga fshati. Ky është fakti që pjesa e mbetur e fisit Berisha në Pukë i përkasin besimit katolik, ndërsa familja e kryeministrit besimit musliman. Pra në fisin e tyre gjysmat janë katolikë dhe gjysmat muslimanë.

A mban lidhje kryeministri Berisha me kushërinjtë e tij nga Berisha e Pukës?

Po, besoj se po. Kjo për faktin se disa prej tyre i ka shpërblyer duke iu ofruar poste të ulëta apo disa vende pune modeste. Por fshati ka mbetur një nga më të varfrit në zonën e Pukës.

Të rikthehemi edhe njëherë tek përzënia, çfarë pasojash të tjera patën ata?

Fisi i tyre ka qenë i madh dhe i fortë, çka siç duket ndikoi edhe mos ekzekutimin e gjyshit të Berishës, por u mjaftuan me përzënie. Fundoja nuk kishin çfarë t’i bënin zemërimit të fshatit, pasi e kishin prekur atje ku nuk mund të shfajësoheshin, aq më tepër që prifti mbante me bukë gjithë njerëzit, përfshi edhe familjen e vrasësit. Sipas asaj që tregohet, hipotezohet se shkak për krimin ishte fakti se prifti e kishte kapur vrasësin duke vjedhur në pronat e kishës. Përzënia ishte më e pakta që mund t’iu bëhej si dënim dhe shpagim njëkohësisht. Kështu që ata kaluan Drinin dhe u vendosën në fshatin Viçidol të malësisë së Gjakovës. Pas kësaj historia e familjes Berisha është e njohur…” (Dita)

Politike

Protestat me molotov para bashkisë Tiranë, Ngjela: Opozita nuk sjell alternativë, s’kanë asnjë ide

Avokati Spartak Ngjela, foli mbi aksionin e fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës ku janë organizuar protesta të dhunshme ku bëhet thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ngjela tha se pavarësisht retorikës politike të përdorur në protestat e dhunshme, opozita nuk ka dhënë asnjë ide mbi zhvillimin ekonomik të vendit dhe si pasojë nuk mund të shihet si alternativë.

“Problemi qëndron, di të më thuash ndonjë ide që kanë hedhur në protestë për zhvillimin e Shqipërisë? Di ndonjë gjykim të lartë që do na bëjë të ecim përpara si zhvillim ekonomik, politik të kombit shqiptar? Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë. Duhet të flasim gjithmonë për dobishmërinë e një lëvizje politike.

Ndërsa komentoi arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve nga ana e SPAK, Ngjela tha se goditjet kanë qenë më të shumta drejt radhëve të mazhorancës, ndërsa theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie sepse nuk përfilli vendimet e drejtësisë për t’u paraqitur në GJKKO.

Continue Reading

Politike

Çështja e katërt që ka në dorë SPAK-u ndaj Ilir Metës

Gazetari Igli Çelmeta shpjegoi se pse kreu i PL, Ilir Meta sulmon Altin Dumanin, drejtuesin e institucionit më të lartë të drejtësisë.

Çelmeta u shpreh se Meta ndihet i frikësuar se SPAK mund ta arrestojë, pasi hetimet për tre çështje janë drejt përfundimit. Po ashtu gazetari thekson se SPAK po heton familjen Meta edhe për pasurinë.

“Partia e Lirisë është një parti e degraduar, ka qenë thjesht një shtojcë midis pushtetit. Këto sulme të fundit të Metës, ndaj institucionit më të rëndësishëm, SPAK-ut, bëhen për çështjet që prokuroria po heton ndaj familjes së tij dhe Kryemadhit.

E konfirmuar është se ka 3 kallëzime në SPAK, nga avokati Romeo Karaj për çështjen CEZ-DIA, ish-deputeti Halit Valteri dhe avokati Idajet Beqiri.

Pra, tre çështje: CEZ-DIA, lobimi dhe operacionet plastike. Por po hetohet edhe për pasuritë e familjes Meta, këto çështje kanë kohë që po ndiqen dhe SPAK-u ka kopsitur disa çështje pas kontrolleve që janë bërë në banesa.

SPAK nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtarisht, përveç kur Altin Dumani i dha përgjigje Metës pas sulmeve. Meta ka bërë deklaratë të pakontrolluar kur tha se Dumani kishte lidhje me Nuredin Dumanin. Deklaratat që bën Meta ndaj SPAK, lë të kuptohet se hetimet e Prokurorisë janë drejt mbylljes, dhe kreu i PL ka informacion se mund të rrezikojë dhe burgun”, tha gazetari

Continue Reading

Politike

Berisha: Veliaj mos të luajë me nervat e qytetarëve se do varet në shtyllën e turpit të sheshit “Skënderbej”

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur përpara simpantizantëve poshtë ballkonit të banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” tha se Veliaj nuk duhet të luajë më me nervat e qytetarëve.

Berisha theksoi se kryebashkiaku Veliaj do të varet në shtyllën e turpit të sheshit Skënderbej.

“Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Është e vërtetë se çdo natë denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Por e bëjmë këtë se ne duam që të rrisim rrogat dhe pensionet.

Sepse ne duam që t’u faktojmë shqiptarëve se ku do i marrim ne paratë për të dy dhe trefishuar rrogat e tyre.

Sepse ne duam t’u faktojmë shqiptarëve se sëmundja vërtet është një fatkeqësi, por se ajo bëhet dy herë më e madhe kur i sëmuri nuk merr dot ilaçt që i takojnë sëmundjes.

Kur i sëmuri mjekohet me ilaçe të skaduara.

Kur i sëmuri përjashtohet nga operacioni sepse spitali nuk paguan dot sterilizimin e veglave nga kompania Rama-Beqja.

Miqtë e mi, ne jemi kyçur në një betejë pa kthim.

Në një betejë që nuk mund të njohë gjë tjetër përveçse fitores kundër një eksponenti botëror në vjedhje. Botëror në paturpësi. Botëror në pacipësi.

Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh.

Dhe me germa të zeza do shkruhet emri yt si hajduti më i madh që ka njohur bashkia në tërë historinë e saj.

Continue Reading

Politike

‘Askund dhe asnjëherë’/ Shkëlzen Berisha mohon takimin me Erion Veliajn: E kam neveri

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të gazetarit Ylli Rakipi, i cili deklaroi se para disa vitesh kishte gjetur duke darkuar në një restorant aët së bashku me gazetarin Çim Peka dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha përgënjeshtron deklaratën e Rakipit, teksa sipas tij, ai nuk është takuar kurrë me Veliaj. Ai shkruan më tej se me Veliajn e lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj tij, si dhe ndaj fëmijëve dhe familjarëve të tij.

Shkëlzen Berisha bën apel që emri i tij të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës. Po ashtu, ai ka disa fjalë edhe për ata “pseudo opozitaë” siç i quan ai, që mungesën ulëritëse të reagimit ndaj vjedhjes së 160 milion eurove të inceneratorëve dhe kompanisë “5D”, kërkojnë dëshpërimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.

Reagimi i plotë:

Sot lexova per nje trillim te percjelle ne nje studio televizive per gjoja nje takim timin me Erion Veline para shume vitesh.

Se pari sado qesharak pretendimi, ne respekt te vertetes dhe te opinionit me duhet te sqaroj se nuk jam takuar KURRE me personin ne fjale

ASKUND dhe ASNJEHERE.

Me Erjon Veline me lidh vetem neveria ndaj shpifjeve te adresuara nga ai nder vite, ndaj meje, femijeve dhe familjareve te mi.

Se dyti pavaresisht neverise ndaj personit ne fjale, deshiroj qe emri im te mos perdoret si instrument ne luften e brendshme te grupeve e klaneve ne pushtetin e kalbezuar te Edi Rames, qe sot e gjithe diten, helmojne dynjane duke spiunuar e shpifur per njeri tjetrin!

Se treti ky sqarim behet dhe per ata pseudo opozitare qe mungesen ULERITESE te reagimit ndaj vjedhjes se 160 milone eurove ne aferat e inceneratoreve dhe kompanise 5D, kerkojne deshperimisht ta fshehin e justifikojne pas cdo trillimi e shpifje per te bere opoziten e opozites per llogari te pushtetit.

Continue Reading

Politike

Rama është një Veliaj i gjatë

Nga Basir Çollaku

Edi Rama nuk e largon Erion Veliajn nga vetja, si zgjatimi kryesor i tij, bashkëvjedhës kanibal, thjesht duke e prerë nga një foto.

Alarmi është Rama. Veliaj është aksesor për të që ai e heq si fletushkë. Të gjithë brenda oborrit të pushtetit, u fikën dhe nuk po e mbrojnë hajdutin bashkiak që plaçkiste me dijeni e leje të Ramës.

Rama është një Veliaj më i gjatë, më dinak më i pasur e më hileqar. Por ngjajnë në shumë lloj pervesitetesh.

Lidhjet kriminale i kanë në të njëjtën parcelë. Arrestimi i grabitësit bashkiak duhet të jetë paradhoma e prangave të shefit të tij politik. Kjo ndëshkueshmëri nuk zgjidhet me bedelizëm. Lejet e ndërtimit në Tiranë nuk janë firmosur asnjëra pa dijeni-miratimin e Kryeministrit.

Veliajt i duhet të shkërmoqte me drejtorët e tij të gjithë financat publike, sepse nuk e mbante dot qesen me përqindje, ngaqë duhej të paguante taksimin në vendin e duhur qeveritar.

Pema ku do të varet bashkiaku sipas midesë se shefit, ka degë edhe për Ramën. Bashkiaku është një nga provat e inkriminimit ekstrem të kreut të qeverisë. Në Shqipëri dhe nëpër ofshore.

Kjo është provë opozitare edhe për të fshehtat që do përdoren nga palët për të mbijetuar. Kush nuk ka mëkate do të shihet nëse hedh gurë mbi fajtorin. Në këtë zënkë të fundit mes tyre nuk po shfaqet as tutori i përbashkët Alex Soros. Fundja ai ka kryer hallet e tij me blerjet. Është koha për shitje..Rama dhe Veliaj ishin dhe janë PPP e tij.

Me këto dosje të nisura, SPAK ka hapur një shteg përvëlues, që nuk mund ta mbyllë as vetë SPAK.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING