Pinknews
Rrëfimi surprizues i paparacit të famshëm italian: Kur shkoja në shtrat me Malenën, më dukej sikur luaja futboll me CR7-ën
Fabricio Korona rikthehet të jetë njeriu i momentit në Itali. Paparaci më i famshëm italian, por për disa vite me radhë edhe në Europë e në botë, i njohur gjithashtu për lidhjet me modele të famshme si Belen Rodrigez, Nina Moriç etj., ka nxjerrë dje në treg autobiografinë e tij, “Si e ndërtova Italinë”, ku në 456 faqet e tij fotografi flet edhe për shumë futbollistë, nga Toti tek Inzagi, nga Vieri te Ronaldo, për të cilët duket se ka humbur admirimin e mëparshëm:
“Kur isha i vogël luaja me top në rrugët e Katanias me bluzën e Interit dhe besoja se futbollistët ishin hyjni. Por, kur nisa t’i njoh nga afër kuptova se ishin thjesht një tufë mikrobesh.
Mjafton të shohësh sot se Kristiano Ronaldo ndiqet nga 240 milionë persona në ‘Instagram’, që të kuptosh se diçka e poshtë ndodh prapa, – shkruan Korona, i cili e përdor portugezin e Juves pozitivisht ne një krahasim pikant. – Kam pasur shumë femra në jetën time, por kur shkoja në shtrat me pornostaren time të preferuar, Malenën, më dukej sikur po luaja futboll në fushë me Kristiano Ronaldon”.
PANORAMASPORT.AL